E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha që Lushnja të korrë farën e një kujdestarie të mirëfilltë të strukturave të PD-së

Lushnja ёshtё e njohur nё histori prej vitit 1423. Ajo ka qenё dhe mbeti gjatё kohёrave njё urё qё lidh pjesёt veriore me ato jugore të vendit. Sofra lushnjare ka qenё gjithmonё  mikpritёse, ajo ka hapur dyert e bujarisё pёr çdo jabanxhi dhe ёshtё fakt qё njё pjesё e konsiderueshme e fushave tё Myzeqesё ёshtё e populluar nga familje tё shpёrngulura nga vise tё ndryshme tё Shqipёrisё, shumё vite mё parё. Nё fillim tё shekullit XX, njё grup familjesh libohovite e mё pas kosturlinjtё (tё ardhur nga zona e Kosturit) i dhanё njё ngjyrim tjetёr kёtij qyteti dhe nga viti 1924-1939 nё territorin e saj u vendosёn rreth 500 familje kosovare tё shpёrngulura me forcё nga trojet e tyre, tё cilat u shpёrndanё nё 30 fshatra. Njёkohёsisht, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, nё mёnyre graduale u sistemuan njё numёr jo i vogёl familjesh tё ardhura nga rrethi i Skraparit. Lushnjarёt i hapёn dyert edhe pёr familjet nga çamёria nё njё kohё tepёr tё vёshtirё tё historisё sё kombit shqiptar. Ardhjet u verifikuan edhe nё vitet në vijim; ato vazhdojnё edhe sot; vatra e qytetarёve tё  ndershёm lushnjarë mbetet gjithmonё e ngrohtё dhe zemёrgjerё. Burrat patriotё të këtij qyteti morën pjesё aktive në Shpalljen e Pavarësisё mё 1912; shembull i shkëlqyer ishin Qemal bej Mullaj, Ferit bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa, firmosësit e aktit të shpalljes së pavarësisë. Më 21 janar 1920, familjet Fuga, Vokopola, ajo e Sheh Karbunarës, etj, kontribuan pa rezerva nё mbajtjen e Kongresit historik tё Lushnjës, i cili zgjidhi dy detyra themelore; atë të krijimit të shtetit deri në njëfarë mase të qëndrueshëm me institucione demokratike, si dhe atë ruajtjes së sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Statuti i miratuar nga Kongresi i Lushnjës, edhe pse jo i plotë për ta konsideruar një kushtetutë të mirëfilltë të shtetit shqiptar, hodhi themelet e një shteti demokratik. Anëtarët e Këshillit të Lartë, Aqif Pashë Elbasani, Abdi bej Toptani, Monsinjor Luigj Bumçi dhe Dr.Mihal Turtulli, përfaqësonin krahinat kryesore të vendit dhe katër komunitet fetare shqiptare; një bektashi, një sunit, një katolik dhe një ortodoks. Kjo frymё e tolerancёs fetare ka mbizotёruar gjatё gjithё kohёrave nё kёtё trevё. Edhe sot ёshtё kёnaqёsi kur shikon tё krishterё qё shkojnё nё xhami dhe myslimanё nё kishё. Mё 14 gusht 1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit, njё fakt historik qё duket se nuk ka zёnё vendin e duhur pёr t’u bёrё fokus i mediave, por qё ёshtё njё tregues se treva lushnjare ёshtё arsimdashёse. Janё me qindra specialistёt dhe akademikёt qё punojnё nё institucione tё rёndёsishme tё shtetit shqiptar qё kanё dalё nga bangot e shkollёs sё kёtij qyteti. Sot qeverisja demokratike ka bёrё tё mundur hapjen nё kёtё qytet tё filialit shtetёror tё Universitetit Bujqёsor tё Tiranёs, me degёt ekonomi, financё, agrobiznes dhe ortikulturё, ku studjojnё rreth 160 studentё.Lushnjarёt morёn pjesё aktive nё Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare duke dhёnё bijtё mё tё mirё tё saj pёr çlirimin e vёndit. Pas viteve ‘70, pozicioni favorizues i valёve televizive italiane bёri qё familjet lushnjare qysh herёt , edhe nёn sistemin diktatorial tё kthejnё sytё drejt Perёndimit pёr njё jetё mё cilёsore. Gjuha italiane ishte dhe ёshtё gjuha e huaj mё popullore pёr kёtё zonё dhe zё vendin e parё si gjuhё e huaj e folur. Nga kёto fakte asnjёherё lushnjarёt nuk e kanё  klasifikuar veten e tyre si tё paditur; ata e kanё pёrqafuar tё renё e progresiven nё mёnyrё tё qёndrueshme.Padyshim se ngjarja mё e madhe në historinë e re mbetet angazhimi dhe kontributi i kёtij qyteti nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit komunist. Nё kёtё ngjarje tё shёnuar pёr kombin shqiptar dhe Lushnjёn nё veçanti, ishte pikёrisht shtёpia me tradita patriotike e z. Kujtim Gina (i zgjedhur si kryetar i parё i PD dega Lushnje), vendi ku u themelua me 3 Janar tё vitit 1991, Dega e Partisё Demokratike pёr Lushnjёn. Tё nesёrmen, rreth 20 mijё protestues ishin nё shesh nё mbёshtetje tё kёsaj lёvizjeje tё re. Qytetarёt lushnjarё hodhёn tej zgjedhёn mbytёse tё sistemit komunist dhe e mbёshtetёn Partinё Demokratike tё udhehequr nga Dr.Berisha.Janё cilёsitё tolerante tё trevёs, janё elementet e qenёsishme tё njё kulture demokratike  qё kanё bёrё tё mundur qё nё historinё e zgjedhjeve pas vitit 1992 si pёr deputetё tё parlamentit shqiptar, ashtu edhe pёr zgjedhjet lokale, ana e peshores tё rёndojё fort nё favor tё sё djathtёs nё pёrgjithёsi dhe nё mёnyrё tё veçanti nё favor tё Partisё Demokratike ndaj opozitarёve tё tyre. Por nga ana tjetёr, janё realizimet e premtimeve tё dhёna nga ana e  qeverisё  demokratike, qё kanё bёrё tё mundur qё tё forcohen pёrherё e mё tepёr lidhjet e lushnjarit me strukturat e Partisё Demokratike. U takon e drejta PD-së dhe pёrfaqёsuesve tё tyre tё zgjedhur a tё emёruar, tё krenohen pёr atё qё kanё bёrё pёr zhvillimin e biznesit nё qytetin e Lushnjёs. Ndryshime kanё ndodhur pothuajse nё tё gjitha kohёrat pas pёrmbysjes sё sistemit monist, por krijimi i klimёs miqёsore me biznesin pa “gjoba” dhe pa presion bёri qё gjatё vitit 2005 e nё vazhdim, qyteti i Lushnjes tё bёjё kthesёn e jetёs sё tij. Nga njё vend i papunёsisё tё kthehet nё njё vend me kёrkesё nё treg pёr krah pune; nga njё vend i terrorizuar dhe pa shpresё pёr tё jetuar dhe me tendenca largimi, nё njё vend ku investitorё tё ndyshёm nga qytete e vende tё tjera tё ofrohen pёr investime. Lushnjarёt e vёrtetё nuk e pranojnё dhunёn, krimin e terrorin, ajo nuk ka asgjё tё pёrbashkёt me natyrёn e tyre; ajo qё ndodhi nё 1997 me djegien dhe me shkatёrrimin e plotё tё ndёrtesёs sё bashkisё dhe kёshillit tё rrethit tё asaj kohe, dhe mё pas me veprimtarinё e njohur tё bandёs sё Lushnjes nuk ёshtё tipike pёr lushnjarёt autoktonё. E megjithatё, ёshtё pёr t’u theksuar se ishte pёrsёri ndёrhyrja e qeverisё demokratike qё  hapi rrugёn e shpresёs pёr njё jetё tё sigurtё pёr njerёzit e thjeshtё dhe punёtorё tё kёtij qyteti. Lushnja ёshtё njё rreth bujqёsor, nё mёnyrё tё padiskutueshme edhe qyteti ёshtё i lidhur me kёtё sferё tё zhvillimit tё vendit. ështё pikёrisht qeveria e sotme demokratike qё ka ndryshuar dhe do tё ndryshojё mё tej pensionet e fermerёve, tё cilat do të jenë të barabarta me pensionet në qytet, veprim qё jep shpresё pёr njё jetё mё tё mirё pёr moshat e treta qё pёrfaqёsojnё grupin e fermerёve. ështё qeveria demokratike qё ka financuar dhe do të financojë çdo projekt të tyrin për nxitjen, përpunimin dhe marketingun e prodhimeve të fermerёve, qё do të financojë çdo rrënjë ulliri që do të mbillet në territorin e Lushnjës, qё do të subvencionojë akcizën e naftës për çdo sipërfaqe të mbjellë. ështё qeveria e sotme demokratike qё në Lushnje ka investuar për katër vite rreth 30 herë më shumë se në vitet e mëparshme për rrugët e saj, ujësjellësat, kanalizimet, shkollat dhe në qendrat shëndetësore. Nё vitin 2008 edhe pse me administrim tё bashkisё nga ana e krahut tё majtё politik sasia e grantit të pakushtëzuar u rrit  me 6.3% krahasuar me një  vit mё parё. Askush mё parё nuk ka mbajtur kёtё qёndrim pёrkrahёs pёr Lushnjen dhe lushnjarёt. Demokratët lushnjarё sё bashku me simpatizantёt dhe intelektualёt e vёrtetё  janё optimistë për fitore nё tё ardhmen. Ata kanё kohё qё e kanё kuptuar se populli shqiptar pret daljen e lirё nё Europё; pret një të ardhme evropiane. Qeverisja e sotme demokratike i ka hedhur sytë drejt progresit ekonomik e politik tё vendit, e ka ngulur vёshtrimin nga Europa që është e ardhmja e këtij vendi. Europa është një ëndërr e afërt,  është më afër sesa dje. Populli i Lushnjes dëshiron zhvillim tё qёndrueshёm dhe kёtё ia ofron qeverisja e Partisё Demokratike. Ishte qeverisja demokratike qё e futi në gjirin e NATO-s, ndërkohё ёshtё pёrsёri qeverisja e PD-sё qё nesër premton ta integrojё atё në strukturat e BE-së. Partia Demokratike Lushnje gjithmonё e mё tepёr po konsolidon veprimtarinё e vet për tё rimarrё bashkinё nё zgjedhjet e ardhshme lokale. Ajo ka arsye tё besoj dhe ёshtё e bindur se do ta ketё nё anёn e vet elektoratin lushnjar, sepse ka besim në udhëheqjen e saj, e cila do ta çojё kёtё qytet drejt një të ardhmeje mё të mirё. Programi i PD-së ka si parim  filozofik e politik zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj; Lushnja është pjesë e këtij zhvillimi. Kur kthejmë kokën pas, në 5-vjeçarin që kaloi, shikojmë se shumё gjёra kanё ecur fuqimisht pёrpara; por që të zhvillohet ky vend duhen mё tepёr reforma rrënjësore, institucione të forta, vullnet për të ndarë politikën nga korrupsioni dhe për t’u përballur  me krimin e organizuar; dhe kёtё e ka bёrё dhe vazhdon ta bёjë fuqishёm kёmbёngulja dhe pёrkushtimi i qeverisjes demokratike. Bindjen që PD e Lushnjes do të dalë fitimtare nё zgjedhjet e ardhshme na ushqen fakti qё tashmë ajo është rigjeneruar më figura të rëndësishme ish-themeluesish, që i janë rikthyer kësaj lëvizjeje për t`i dhënë krah dhe mbështetje. Po ashtu, Partia Demokratike e Lushnjes tashmë është shtuar edhe me njerёz  të rinj, intelektualё e biznesmenё, që kërkojnё të risjellin ndershmërinë politike dhe transparencën dhe t’i japin mё shumё frymёmarrje qytetit tё tyre. Hibridizimi nё krahun e majtë politik nё Lushnje, paqёndrueshmёria dhe hallakatja e drejtuesve kryesorë tё saj duke lёvizur sa nё njё grupim politik nё tjetrin, humbja e moralit nga njё pjesё kryesore e lidershipit virtual socialist nё sytё e qytetarёve lushnjarё, e bёn kёtё pjesё tё strukturёs politike tё majtё tepёr të pabesueshme. Fara qё kёrkon tё mbjellё kreu socialist nuk do tё mbijё asnjёherё nё Lushnje, ajo ёshtё farё e prishur qё nё embrion; nga ana tjetёr ёshtё vetё dheu i trevёs qё nuk e pranon.Dhe kjo ka njё shpjegim akoma mё tё thjeshtё: Lushnja ka patur dhe ka njё numёr tё madh socialistёsh tё ndershёm qё e kanё humbur besimin e tyre tek lidershipi aktual i PS, madje disa e konsiderojnё fatkeqёsi kombёtare. Nё biseda tё lira ata shprehen se duan e  preferojnё transparencёn ndaj korrupsionit, se duan qetёsinё dhe sigurinё ndaj terrorit dhe krimit, se janё pёr kompromisin ndaj bojkotit, se vlerёsojnё ndershmёrinё ndaj imoralitetit, se respektojnё familjen e shёndoshё ndaj pёrdhosjes sё saj, se duan tё ndёrtojnё stabilitet tё vendit dhe jo protesta e bojkot pёr tё krijuar kriza.Lushnja ka nevojë tё drejtohet nga njerëz të ndershëm, njerёz tё pёrkushtuar dhe tё aftё dhe njerёz tё tillё Partisё Demokratike, Lushnje nuk i mungojnё. E ardhmja i takon PD. Autori i shkrimit është ish-kryetar i Bashkisë së Lushnjes...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›