E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimitar Berbatov: “U turpëruam në Shqipëri”

Deklarimet dhe komentet e mediave të huaja për ndeshjen Shqipëri-Bullgari 1-1
Agjencia APA
"Rumania t'i falet Shqipërisë"
"Rumania preu biletën e Euro 2008-s falë barazimit të konkurrentit të saj, Bullgarisë, pasi ajo arriti vetëm një barazim të zbehtë me Shqipërinë (1-1)".

Sofia News Agency
"Shqipëria dominoi takimin"
"Bullgaria ka nevojë për një mrekulli dhe përpkjekje titanike për të qenë pjesë e finaleve të Euro 2008, pas barazimit me Shqipërinë që dominoi takimin"

Dimitar Berbatov
"U turpëruam në Shqipëri"
Kapiteni i Bullgarisë, Dimitar Berbatov, e përshkroi shkatërrimin: "Duhet të na vijë turp, trajneri nuk duhet të fajësohet, ai e bëri detyrën"

Sportinglife.com
"Shuhen shpresat e Bullgarisë"
"Goli i vonshëm i Berbatovit i dha barazimin Bullgarisë në Tiranë, por shpresat e tyre për finalet e Euro 2008-s thuajse morën fund"

Agjencia Reuters
"Shqipëria, shanse për 3 pikë"
"Vendasve iu dha shansi të marrin të tria pikët pas prekjes me dorë të topit nga Tomasic, por portieri bullgar Petkov arriti të presë gjuajtjen e Skelës".

UEFA
"Bullgari e dështuar"
Ky ishte titulli i shkrimit në faqen zyrtare të UEFA-s. "Bullgaria barazoi në Tiranë, por shpresat e saj janë në fije të perit pas fitoreve të Rumanisë dhe Holandës"

Goal.com
"Një tjetër histori pa fat"
"Për Shqipërinë ishte një tjetër histori me fund të palumtur, por që ndoshta reflektoi edhe balancën e lojës përgjatë 90 minutave, edhe pse humbi shanse për gol"

Euro 2008

Ekipet e deritanishme të kualifikuara: Austria (vend organizator), Zvicra (vend organizator), Gjermania, Greqia, Cekia, Rumania.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›