E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujt i takon Blloku

/ /

NgaALFRED CAKO

Keto dite gjithe qytetaret e Tiranes mund te kete rastisur te shohin poshte deres nje flete-volante tipike majtiste me shenimin Sali lesho Bllokun. Po ta shohesh me kujdes ky slogan ka dy kuptime njeri per popullin e tjetri per Saliun.  Popullit i dergohet nje mesazh alarmant se Saliu dhe enturazhi i tij kane ndertuar nje Bllok te ri dhe Saliut i dergohet nje mesazh refraktar se Blloku u takon bllokmeneve origjinale te cilet ndodhen ne PS ose mesazhi ideologjik se ne pasardhesit e partizaneve qe ngritem Bllokun do tua rimarrim ju klikes se bajraktareve. Nga sa thame me lart vlen te kuptojme qe e majta ende e percepton faktin se populli ka alergji per Bllokun apo simbolin e qeverisjes bunker antidemokratike te korruptuar politikisht e ekonomikisht dhe kete fakt synon ta shfrytezoje me demagogji. Por nga ana tjeter ne nenkuptimin me elitar slogani shpreh arrogancen se ne nuk durojme dot rregulla loje se ne kemi qene e do te jemi ne timon se Blloku na takon ne se ne ju leme ndopak kohe te shkurter ne dispozicion per te qeverisur - per hir te imazhit te sistemit qe na imponoi elita boterore ne fillim te viteve 90 - por mos shpresoni me kot se kete kohe do tia leme ne dispozicion popullit qe ta percaktoje me vote Slogani Sali lesho Bllokun u hodh me rastin e mitingut te madh te PS-se per ti bere presion maxhorances per zgjedhjet lokale me qellim qe te mos i shkoje kujt ndermend se mund te rrezoje Edi Ramen nga Bashkia e Tiranes. Madje kjo demonstrate qe pretendohet se do ti ktheje sovranit fuqine e vjedhur nuk eshte gje tjeter vecse nje frike dhe kercenim personal i kryetarit te PS-se i cili po e perdor partine dhe militantet e vet si kamikaze. Ky miting mori shkas nga nje pergjim i zv.kryeministrit Ilir Meta. Pergjimi qe ne thelb ka gjasa te jete real shfaqi nje pamje te shemtuar dhe tregoi nje papergjegjshmeri te larte te klases udheheqese ne Shqiperi. Aq me teper kjo ishte e shemtuar pasi kryetari i LSI-se ka qene ne poste te larta qeverisese dhe sidomos per dy periudha ka qene minister i Jashtem kesisoj nga kontaktet me miqte e ceshtjes shqiptare ai duhej te ishte mbrujtur sadopak me pergjegjesine historike te te kuptuarit se Shqiperia si askush tjeter ne Ballkan per nga vonesa sot eshte duke krijuar pas shume mundimesh shtetin e vet kombetar. Me aktin e tij ai prishi nje harmoni dhe ekuiliber shumedimensional qe lipsej dhe qe filloi te ekzistonte ne shtator 2009 ne vend. Gjithashtu me aktin e pergjimit u verifikua nje perceptim i gjere popullor mbi korrupsionin ne te gjitha nivelet e administrates cka rendon edhe poziten e Doktorit pavaresisht se dobesia e tij e dukshme kundrejt abuzimeve te LSI-se mund te kete shkaqe qe lidhen me vete qenien e Saliut si kryeminister. Duhet thene haptazi se politikat ne Shqiperi si ne makro ashtu edhe ne mikro jane te ndikuara nga disa komponente ahistorike b religjioze c krahinariste dhe d ideologjike. Pare ne kete kendveshtrim edhe sjelljet politike te maxhorancave dhe opozitave te ketyre 20 vjeteve ne Shqiperi kane qene e jane kryekeput nen keto ndikime te gjitha ne funksion te pushtetit. Po te shihet me kujdes PD-ja me aleatet e saj eshte pare nga ana historike si pasuese e klikes se viteve 1920 me mbeshtetje ne shumice nga ana e myslimaneve pas vendosjes se komunizmit me kete krah te diskriminuar u lidhen edhe nacionalistet katolike me perqendrim ne veri prej ndikimit te bajraktareve te cilet ishin antikomuniste. E kunderta ndodhi me te majten. Keto dy pozicionime paten periudhat e tyre me perfaqesuesit me te spikatur si Ahmet Zogu perfaqesues verior i elementeve myslimane bejlereve e bajraktareve por qe e ktheu veshtrimin nga Anglia e perendimi dhe krahu tjeter pati F.Nolin e sidomos E.Hoxhen. Dashur pa dashur edhe dy shemrat e sotme PD e PS po ecin ne keto dy hulli te hapura nga historia moderne e shqiptareve pas copetimit te Perandorise Osmane. Nese do ti rikthehemi situates dhe mitingut te sotem vlen te shtrojme disa pyetje retorike kyce A zhvillohet vertet beteja gati dyvjecare e politikes per nje demokraci funksionale e tash edhe per nje qeverisje te paster A eshte per kete bindes grupi i PS-se i cili u largua para 5 vjetesh nga pushteti per korrupsion si dhe i shumeperfoluri Edi Rama A ngjan kjo beteje me teper me nje lufte per pushtet e favore apo me nje lufte per demokraci dhe qeverisje te paster A mund te jete PS-ja edhe lojtar edhe arbiter per ceshtjen e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe kesisoj a i njeh Edi Rama nderkombetaret e ODIHR-it A eshte kauza e PS-se e barabarte me kauzen e Edi Rames A eshte pergatitur Edi Rama ta leshoje PS-ne nese humb kryebashkine apo per te mbajtur frenat ne dore eshte gati te djege te gjithe shqiptaret dhe te perdore alibi te ndryshme Po Saliu a ka feedback per cka po i ndodh qeverise se tij te molepsur nga korrupsioni Ose thene ndryshe a do ta retushoje Saliu qeverine e tij me shume ministra te perfolur si ryshfetcinj dhe si kapot e mob-it ekonomik ne Shqiperi A mundet ti laje duart si Ponc Pilati Edi Rama per aktet e dhunes qe mund te perfshijne vendin Dhe se fundi a mendon Rama sot se pushteti mund te merret dhe mbahet me dhune ne mes te Europes

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›