E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri i sivjetshëm nis me kufizime të energjisë elektrike në të gjithë vendin

Situatë problematike në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Në skemën e kufizimeve edhe zonat me pagesa 98 për qind

I gjithë vendi, ditët e fundit, është përballur me kufizime të vazhdueshme të energjisë elektrike, që sipas OSSH-së, kanë ardhur si pasojë e defekteve dhe remonteve të ndryshme në rrjetin elektrik. Por ndryshe nga sa deklarohet zyrtarisht, banorët e zonave urbane e rurale të vendit përballen tashmë prej kohësh me një situatë aspak normale në furnizimin me energji elektrike. Kjo situatë është rënduar së tepërmi ditët e fundit si rezultat i rritjes së konsumit ditor, por megjithatë, mbetet larg rekordeve të dimrit. Vetëm dje, gati gjysma e Tiranës është zgjuar pa drita. Banorët ankohen se prej 6 ditësh nuk furnizohen rregullisht me energji apo kanë ndërprerje të saj. Qytetarët shprehen në masë të pakënaqur, kur shumica e tyre janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike. Konfuzione të shumta janë shkaktuar që nga mosfunksionimi i semaforëve në disa nga kryqëzimet më të rëndësishme deri te mungesa e energjisë nëpër institucionet publike.

Kufizimet në rrethe

Në rrethe situata paraqitet problematike në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Në qytetin e Beratit energjia mungon në orët 10:00-12:00, ndërkohë që në zonat rurale pranë qytetit mungesat janë të rregullta sipas orareve 09:00-15:00 dhe 22:00- 06:00. Ndërsa në Kuçovë dritat ndërpriten në oraret 10.00-12:00 (fshat 10:00-14.00 dhe 21:00-05:00). Në Çorovodë ndërprerjet hyjnë në fuqi në orën 10:00-12:00, ndërkohë që në zonën rurale të Skraparit ndërprerjet kanë qenë rregullisht në oraret 09:00-12:00 dhe 21:00-05:00. Në Durrës qytet, nuk ka pasur kufizime të furnizimit me energji elektrike, por në fshat energjia mungon nga ora 24.00 deri në 04.00 të mëngjesit. Kufizimi ka nisur 2 javë më parë. Kufizimet e energjisë elektrike prej një muaji janë kthyer në një problem serioz edhe për qarkun e Korçës. Në mënyrë të veçantë situata është vështirësuar në fshatra, ku mungesa e energjisë arrin deri 8 orë në ditë. Ndonëse burimet zyrtare të OSSH-së në Korçë mohojnë kufizimet, duke pohuar se kanë qenë ndërprerje për shkak të remonteve, situata tregon të kundërtën. Në qytetin e Korçës kufizimet nisin nga ora 8:00 për të vijuar deri në orën 17:00, ndërsa ato mungojnë në shtëpitë e banorëve të këtij qyteti për tri orë, duke u ndarë në zona sipas fidrave. Në fshat ndërprerja nis nga ora 8:00 e mëngjesit për të vazhduar deri në orën 16:00, ndonëse ka raste kur ajo mungon dhe gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërkohë, niveli i arkëtimeve për qarkun e Korçës është në nivelin 98 për qind. Probleme ka pasur në shumë qarqe të tjera.

OSSH-ja

Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nuk e pranojnë të kenë hartuar ndonjë grafik për ndërprerje të energjisë, sikurse ka ndodhur rëndom vitet e kaluara. OSSH-ja thekson se nuk ka një orar kufizimesh, pasi nuk ka qenë e nevojshme një gjë e tillë, ndryshe nga çka ndodhur në të kaluarën. Ne vetëm sa shpërndajmë energjinë, që na vjen nga KESH-i, thotë ai, duke shtuar se prodhimi vendas së bashku me importet mjaftojnë për të mos pasur kufizime.

Tabela/////////////////////
Ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike sipas zonave

Qyteti Kufizimet qytet Kufizimet fshat

Berat 2 orë Zonat rurale 12 orë
Kuçovë 2 orë Zonat rurale 12 orë
Çorovodë 2 orë Zonat rurale 11 orë
Durrës qytet 0 orë Zonat rurale 4 orë
Fier 2 orë
Lushnjë 2 orë
Gjirokastër 0 orë
Tiranë 2-6 orë
Pukë 3 orë
Fushë-Arrëz 3 orë Zonat rurale 16 orë
Shkodër qytet 3-6 orë Zonat rurale 6 orë
Koplik 1 orë Zonat rurale 8 orë
Lezhë 6 orë
Laç 6 orë
Rrëshen 6 orë Zonat rurale 10 orë
Kukës 7 orë Zonat rurale 15 orë
Korçë 3 orë Zonat rurale 8 orë

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›