E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri siberian godet Evropen Lindore

Dimri siberian vazhdon të rrisë numrin e viktimave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore. Ukraina është vendi që regjistron numrin më të madh të viktimave, 34 të vdekur, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Emergjencës të Republikës ish-sovjetike, nga 27 janari e deri sot janë 854 personat që kanë patur nevojë për asistencë mjekësore dhe 723 janë shtruar në spital. Gjatë natës termometri ka zbritur në minus 33 gradë.
Në Rumani termometri ka shënuar temperaturën record në minus 32.5 gradë celcius, e pikërisht në qytetin Intosura Baouzauli. Sipas metereologëve, temperatura e tokës ishte edhe më e ulët në minus 34 gradë. Kjo është dhe tempertaura më ulët e regjistruar këtë vit në Rumami, ndërsa numri i viktimave është 8. Moti i acartë ka goditur dhe Poloninë me 21 të vdekur deri tani, 5 prej të cilëve janë helmuar me monoksid karboni gjatë ngrohjes.
5 viktima janë regjsitruar edhe në Serbi, 5 në Bullgati, 15 në Rusi, dhe 1 në Sllovaki. Moti i ftohtë Siberian ka përfshirë dhe Italinë Veriore dhe atë Qendrore. Shoqëria e autostradave ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve të rënda në Piemonte, Lombardia, Liguria, Emilia-Romagna, Toscana.
Moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë, me rreshje të mëdha dëbore dhe ngrica në pjesën kontinentale. Moti përkeqësohet gjatë pasdites pasditja, me intensifikimin e reshjeve të dëborës madje edhe në zonat jugore të vendit. Moti do të jetë më i butë të enjten, kur do të shënohet një rritje e vogël e temperaturës, ndërsa rreshjet e dëborës do të shndrrohen në rreshje shiu. Të mërkurën do të qëndrojnë mbyllur për shkak të motit të keq shkollat në një numër bashkish të Atikës. Ndërkaq, normalisht funksionojnë linjat e trageteve nga portet e Pireut, Rafinës dhe Lavrios, pas dobësimit të erërave në hapësirat detare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›