E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamiti plagos rëndë punëtorin e gurores

 

BERAT - Plagoset rëndë një punonjës i një guroreje në Urën–Vajgurore si pasojë e shpërthimit të një sasie dinamiti. Masivi i gurëve të shpërndarë nga një distancë jo më shumë se 200 metra larg viktimës, plagosi 38-vjeçarin Shaban Cenka, baba i dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:00, kur tre punëtorë ishin duke hapur gropa për të vendosur shtylla elektrike për firmën e gurores. Por papritur ka shpërthyer lënda plasëse nga disa persona, të cilët kryenin punime pa leje në këtë minierë. Dy prej punëtorëve kanë mundur të hidhen në një gropë të madhe dhe t’i shpëtojnë shpërthimit, ndërsa 38-vjeçari është goditur nga gurët duke marrë plagë të rënda. Ai është dërguar menjëherë pas ngjarjes në spital. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi dy të dyshuar për vendosjen e dinamitit.             d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›