Ulje dënimi ish-shoferit të Kushtetueses
TIRANE – Tre muaj burg më pak nga dënimi i mbetur për Gentian Alizotin, ish-shoferin e Gjykatës Kushtetuese të dënuar me burg për akuzën e trafikut të narkotikëve. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën për uljen e dënimit me 90 ditë për Zotajn. Kërkesa e tij për ulje dënimi ishte bërë në vitin 2008. Bëhet e ditur se pas uljes së përfituar dje, Alizotajt i mbetet edhe 1 vit e një muaj dënim me burg. Gentian Zotaj u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës më 28 qershor të vitit 2006. Prangosja e tij u bë në vendin e quajtur “Ura e Subashit” në Gjirokastër teksa kishte në makinën me targa TR 4807 J, tip “hunday” në pronësi të Gjykatës Kushtetuese, 49 pako me peshë 50 kg lëndë narkotike kanabiss sativa. Operacioni që vuri nën arrest Alizotajn prangosi edhe Armando Gjinushin, ish shofer i Kuvendit. Hetimet që u zhvilluan në vazhdim zbardhën gjithë skemën e trafikut ku ishte i implikuar Alizoti. Duke përdorur automjetin e institucionit të lartë shtetëror, ai kryente “korrierin” e lëndës narkotike brenda territorit shqiptar. Lënda narkotike e trafikuar prej tyre kishte destinacion vendet fqinje si Greqi dhe Maqedonia. ar.ba