Ligji i pashkruar i korrupsionit në Shqipëri
22/01/2005 Ka mjaftuar një emision periodik televiziv si “Fiks fare”, i cili ka arritur që, nëpërmjet xhirimeve të fshehta, të kapë disa raste të pastra të korrupsionit në administratën shtetërore, që administratorët të jenë më të “kujdesshëm”. Po të shkosh në një zyrë për t’u ankuar për diçka, zyrtarët të shikojnë në fillim nëse ke ndonjë kamerë të fshehtë me vete, ndërsa po t’u thuash që jam gazetar, ata menjëherë të pyesin: mos ke ndonjë gjë me vete?”. Për hir të së vërtetës duhet thënë që emisioni televiziv në fjalë, ka kapur pak raste (pak në raport më atë çka ndodh në të vërtetë dhe shumë për një media) nga peshqit e vegjël, madje shumë të vegjël, deri në arkëtare të korruptuar, deri në shefe finance të korruptuar, deri në mjek apo infermiere të korruptuar, deri në polic të korruptuar, deri në gjykatës baze të korruptuar dhe të shumtën deri në kryetar komune të korruptuar. Nga ana e tij, shteti ka nxituar të ndëshkojë rastet e bëra publike nga ky emision, dhe vetëm kaq.
Një rast i tillë ishte edhe ai që kishte të bënte me shefen e financës së administratës së Qytetit Studenti. Ky rast mund të konsiderohet fatkeq për shefen në fjalë (pasi ra në kurthën e filmimit, ndonëse të një mitë-dhënësi) por njëkohësisht si një paralajmërim për të tjerët, në radhë të parë për qeveritarët. Mund të konsiderohet “fatkeqësi”, për faktin se gruaja në fjalë nuk ka bërë as më shumë e as më pak se shumica (për të mos thënë pothuajse të gjitha) e homologëve të saj në pjesë të tjera të administratës shtetërore, që e kanë mundësinë e prokurimit të fondeve publike (tenderimit); nuk ka bërë më shumë, madje ka bërë shumë më pak, sesa shumica e drejtuesve (për të mos thënë pothuajse të gjithë) të administratës shtetërore që e kanë pasur këtë mundësi; ka bërë pothuajse asgjë, krahasuar me drejtues të korruptuar dikasteresh, të cilët, sipas të gjitha raporteve që vijnë nga ekspertët vendas dhe të huaj, pra sipas të gjitha gjasave, ekzistojnë me shumicë në Shqipëri (duhet të kuptohemi, kjo nuk do të thotë se kjo nuk duhet ndëshkuar).
Të gjithë e dinë se në Shqipëri pagesa e paligjshme në dorë e të paktën 10-20% të shumës së investuar, në këmbim të favorizimit në marrjen e investimeve, është kthyer në një ligj të pashkruar, i cili “zbatohet në mënyrë të përpiktë” pothuajse në të gjitha rastet e prokurimit të fondeve publike, që sjell si pasojë përvetësimin e paligjshëm të mbi 50% të investimeve punblike. Me një llogari të thjeshtë, nëse do të kihet parasysh shifra e parashikuar në buxhetin e shtetit për investimet, plus donacionet, e cila kap një shumë rreth se 1 miliard euro, i bie që rreth gjysma e kësaj shume të përfitohet në mënyrë të paligjshme nga administrata shtetërore në bashkëpunim me një pjesë të kompanive projektuese dhe zbatuese. Po të pyesësh ndonjë nga ata, që merren me këtë punë, natyrisht ata që japin lekët, në mënyrë konfidenciale të tregojnë se në destinacion nuk shkon as gjysma e fondeve të akorduara, të cilat përgjithësisht ndahen ndërmjet drejtuesit të administratës, që është kryetari i entit prokurues dhe që përfiton 10-20% (kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe, pasi në shumicën e rasteve pjesë e kësaj shume është edhe “miku atje lart”, që ka ndërhyrë për të siguruar investimin), kryetarit të komisionit të prokurimit (nëse nuk bëhet pjesë në këtë shumë, ai tolerohet në blerje të tjera, më të vogla), supervizorit (edhe ai merr diçka) dhe firmës zbatuese, e cila e çon fitimin në mbi 40% nga rreth 15% që e ka me ligj. Kjo është arsyeja që punët e kryera me fonde publike në Shqipëri janë të një cilësie shumë të dobët dhe nuk iu rezistojnë aspak afateve të përcaktuara në letra.
Të gjithë e dinë këtë gjë: edhe Kryeminstri, edhe ministrat, edhe Kryeprokurori edhe kryetari i Kontrollit të Shtetit, edhe deputetët, edhe nivelet e mëposhtme të përfaqësimit shtetëror edhe ndërkombëtarët edhe… edhe… ashtu siç e dinë edhe të gjithë qytetarët. Por askush nga këto institucione deri më sot nuk ka reaguar, në mënyrë ligjore të mjaftueshme për të parandaluar këtë fenomen shkatërrues për shoqërinë shqiptare. Askush nuk ka ndërhyrë të paktën për të përmirësuar mekanizmin që fillon me akordimin e fondeve, e që përfundon me shkuarjen përfundimtare të tyre në destinacion.
Po cila është arsyeja e kësaj “paralize”? Nuk don shumë mend për të kuptuar se një pjesë e konsiderueshme e këtij “fitimi” kaq të rëndomtë në kurriz të atyre që presin të kenë kushtet më themelore të jetesës - atyre që presin bukën, ujin dhe dritën – shkon për llogari të njerëzve të korruptuar, që drejtojnë disa nga institucionet e përmendura më sipër. Shoqëria shqiptare duket sikur është futur në një rreth vicioz, ku të gjithë konsiderohen të korruptuar (është tamam ajo që thotë Fatos Lubonja) dhe askush nuk është në gjendje të dalë nga ky rreth. Vjedhja në mënyrë kaq masive e fondeve publike në Shqipëri dhe evazioni i madh fiskal (i cili nuk është objekt i këtij shkrimi) janë dy humbjet më të mëdha që po pësojnë qytetarët shqiptarë, pra është korrupsioni më i madh që bëhet sot në shoqërinë shqiptare. Në një vend ku lekët e deklaruara për t’u investuar vidhen kaq barbarisht, nuk mund të pritet të minimizohet evazioni fiskal, i cili buron nga një terren më i padukshëm dhe më i pakontrollueshëm. Pra, paraja e shqiptarëve është kyçur në një pakicë njerëzish, shumica të korruptuar dhe shpenzohet në mënyrat më antipopullore të mundshme. Kjo shumë e vjedhur, përveçse për përmirësimin e jetesës së disave, më pas shkon edhe për të ndërtuar “vila në periferi”, për të bërë trafiqe, për të korruptuar prokurorë, gjyqtarë, administratorë të tjerë etj., pra shkon për të përbaltur të gjithë hallkat e qeverisjes në shoqërinë shqiptare dmth., për të shumëfishuar korrupsionin.
Rasti i Qytetit Studenti është zbulimi lakuriq i së vërtetës absulute se “në Shqipëri një nga ligjet që zbatohet në mënyrën më të përpiktë, është ligji i pashkruar i korrupsionit në tendera”, ndërkohë që të gjitha fondet shpenzohen nëpërmjet tenderave. Ligji për prokurimin e fondeve publike është ai i vitit 1995, pra ai i miratuar gati 10 vjet më parë, në kohën e PD-së, i cili nuk është ndryshuar në thelb nga socialistët (ky ligj është provuar se garanton hapësirat e duhura për të vjedhur).
Që të mos ndodhë më tej kjo gjë në “Shqipërinë e vjedhur”, duhet që qytetarët të imponojnë rishikimin e kuadrit ligjor, duke gjetur modalitetet e duhura për të mbyllur hapësirat e ngritjes në sistem të korrupsionit të administratës shtetërore. Në radhë të parë duhet prishur skema e funksionimit të deritashëm të ligjit ekzistues, që lejon favorizimin e firmave të posaçme kundrejt pagesës nën dorë. Kjo do të arrihej nëpërmjet kolegjializimit të vendimmarrjes në ngritjen e komisioneve të tenderimeve dhe firmosjen e kontratave si dhe ndërtimit të një skeme të tërthortë dhe të hapur. Kjo gjë do të pakësonte mundësinë e korruptimit direkt, pasi do të duhet të korruptoheshin në mënyrë të menjëhershme jo më persona, por grupe personash, gjë që praktikisht do të ishte shumë më e vështirë.
Realiteti shqiptar ka treguar se kur korrupsionit i del era, organet e drejtësisë merren me vartësit, ose thënë ndryshe me fajtorët e vegjël. Para se të ndëshkohen vartësit, duhen ndëshkuar eprorët. Një vartës spekulant nuk mund të mbijetojë nën drejtimin e një shefi të ndershëm as edhe një ditë dhe para se ta kapë prokuroria, atë e kap eprori. Përgjegjësia rritet vertikalisht në progresion gjeometrik dhe çdo gjë kalon në fillim nëpërmjet drejtuesve, e më pas nëpërmjet vartësve. Të mendosh që kjo punë mund të zgjidhet nga lart, do të duhej të gjendeshin të zotët e punës dhe mekanizmat efikas të funksionimit të sistemit. Por ato nuk mund të gjenden artificialisht brenda hallkave të një sistemi të korruptuar. Janë vetë qytetarët, që duhet t’i gjejnë njerëzit e duhur dhe këta të fundit për të mos u ndëshkuar prej qytetarëve duhet të gjejnë dhe të zbatojnë mekanizmat. Ndonëse edhe kjo gjë duket në pamje të parë e vështirë, mbetet e vetmja shpresë.
***
Post scriptum: Kur një emision televiziv është bërë tmerr për pjesë të korruptuara të administratës, imagjinoni se çfarë tmerri do të ishte vetë shteti, nëse drejtuesit kryesorë të tij, do të ishin të motivuar për të bërë një politikë më të pastër.