“Do të këpus kokën në Trieste, mamit ia kam treguar mafiozët”
22/01/2005 TIRANË -Vëllai i të zhdukurës një muaj më parë, rrëfen bisdën e fundit të Irena Selit, me motrën e saj që jeton në Gjermani. Ylli Seli, dëshmon gjithë itinerarin e ngjarjes, ndërsa flet edhe për kërcënimin që i është bërë në telefon, nga Agimi dhe Bruno, i nipi, për “mafiozët italianë të cilët edhe Irena e di mirë kush janë”. Vëllai i të zhdukurës, tregon cilat janë minutat e asaj dite, në të cilat sipas Yllit, qëndron gjithë misterii ngjarjes.
Ju keni thënë se keni bërë një kallëzim penal në komisariatin numër 1 të policisë së Tiranës për kërcënim. A mund të shpjegoheni pak?
Kam patur një telefonatë kërcënuese në datën 16 janar, atë ditë që u paraqita në Prokurorinë e Tiranës. Më kanë telefonuar në ora 17.56. Më kanë thënë se do të më zhdukin.
Me kë po flisnit, kush ju kishte telefonuar?
Fillimisht po flisja me Brunon. Biseda filloi normalisht, ndërsa Bruno me fajësoi se kisha akuzuar Agimin, babanë e tij në shtyp. Unë i thashë se këtë nuk e kisha bërë, por media. I thashë nipit tim , se snjëherë nuk e kisha akuzuar Agimin.
Çfarë ndodhi më pas?
Ata filluan të flisnin të dy njëherësh, edhe Agimi edhe i biri. Bruno më tha se unë nuk do të shkoja më në Gjermani, sepse do të më nxirte në portin e Triestes, ata “mafiozët italianë” që të më prisnin kokën që aty dhe të mos më linin të shkoja në Gjermani. Ai më tha se këta “mafiozët italianë” i kishte njohur edhe Irena, motra ime. “Do ta këpus kokën. Do të të çoj tek shokët e mi mafiozë italianë, se mami e di mirë kush janë ata, se ja kam treguar”, më tha në telefon ndërsa fliste edhe Agimi.
Po vulosja e pasaportave të motrës tuaj dhe burrit të saj?
Atë ditë më tragetin që vinte nga Trieste, kanë udhëtuar 8000 persona. Unë nuk e di pse Agimi duhej ti fimoste pasaportat, pasi atë ditë për shkak të numrit të madh, policia nuk ua ka kërkuar këtë gjë udhëtarëve të tjerë. Na kanë thënë se Agimi dhe Irena, i kanë vulosur atë ditë pasaportat sipas numrit rendor, 1 dhe 2 dhe kanë qenë të vetmit që e kan brë këtë.
Cili është dyshimi juaj?
I gjithë dyshimi im, fillon në orën 14.00 të asaj dite dhe përfundon në ora 18.30, kur motra e Agimit erdhi në shtëpi dhe më pyeti nëse ishte Irena tek unë. Motra e Agimit më tha se ai ishte zënë me Irenën në traget dhe se Irena nuk ishte me të. Për mua është mister dhe dyshim, ajo çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 4 orëve e gjysmë.
Çfarë kërkoni ju?
Ne duam Irenën. Personi i fundit me të cilin ajo është takuar dhe ka qenë me të, është Agimi. Ai nuk është pa përgjegjësi në këtë mes.
Ka hypur Irena në traget në Trieste?
Po. Motra ime ka telefonuar Agimit. Asaj i ka dalë në telefon një italian të cilin ajo sigurisht nuk e di se kush është. Pastaj Agimi i ka thënë se mund tia ketë marrë dikush telefonin pa e ditur ai. Më pas Irena i ka thënë se jemi nisur për në Durrës
A do të flasë për hetuesit, motra juaj që ndodhet në Gjermani?
Po, ajo ka thënë se do të vijë dhe do të japë deklarimet e saj në Prokurori.
Çfarë nuk keni të qartë ju në këtë histori?
Ne dimë nisjen, por nuk dimë mbërritjn. E dimë se janë nisur nga porti i Triestes. Kanë patur një zenkë në traget, dhe nuk dimë si kanë mbërritur në Durrës. Ai duhet të tregojë çka ndodhur katër orë e gjzsëm nga Durrësi në Tiranë, kur ne morëm vesh zhdukjen e saj sipas Agimit.
Numri nga Amerika
0012133300540
Numri amerikan nga i cili erdhi sinjali
Dy ditë pas zhdukjes së Irena Selit, në telefonit e vëlait të saj në Shqipëri, djalit Brunos dhe bashkëshortit Agimit, kanë mbërritur disa sinjale telefonike. Gazeta “metropol” arriti të sigurojë numri amerikan nga i cili i kanë marrë sinjalet të afërmit e të zhdukurës. Ai është, 0012133300540, është një kartë e prodhuar dhe e shitur nga kompania “Jek” e cila ka tregun e saj në Kaliforni.
INTERVISTA/Flet Shefqet Dervishi, daja i të zhdukurës
“Agimi ndërroi makinën dhe
targën kur hyri në Shqipëri”
TIRANË- Shefqet Dervishi, daja i Irenës së zhdukur në datën 16 dhjetor 2004, tregon të gjithë veprimet që ka kryer nga momenti kur është njoftuar për ngjarjen e humbjes së mbesës së tij. Kontaktet e tij të para në portin e Durrësit me policinë dhe takimet në Prokurorinë e qytetit bregdetar.
Çfarë keni bërë në momentin kur keni mësuar ngjarjen?
Ne fillimisht nuk u interesuam shumë. Menduam se Agimi dhe Irena kishin patur një zenkë mes tyre, Irena ishte larguar për disa orë dhe më pas gjithçka do të kthehej në gjendjen e mëparshme. Por me kalimin e kohës, u bindëm se diçka nuk shkonte.
Si vepruat në këtë kohë?
Shkova dhe takova inspektorin e krimit kundër personit në policinë e Tiranës. Ai më tha se duhej të shkoja në durrës sepse ngjarja kishte ndodhur atje dhe ishte në jurudiksionin e policisë së këtij qyteti. Pasi takova shefin e komisariatit të Durrësit, shkova në port. Aty u takova me shefin e krimeve në komisariatin e portit të Durrësit. Kjo ndodhyte në datën 22 dhjetor 2004. Shefi i krimeve në port, më solli kartelën ku thuhej se Irena dhe Agimi ishin nisur nga Durrësi për në Gjermani, në datën 30 tetor 2004. Shefi i krimeve, më tregoi edhe dokumentacionin e hipjes së Irenës dhe Agimit, në traget në portin e Triestes në datë 15 dhjetor 2004.
Çfarë rezultoi nga këto dokumenta?
Pasi pashë dokumentat, unë u ktheva në policinë e Durrësit dhe më pas në Prokurorinë e këtij qyteti. Aty u mblodhën grupi hetimor i policisë dhe Prokurorisë. Sipas dokumentave thuhej se Agimi me Irenën kishin hipur në Trieste. Në fakt ata janë nisur nga Shqipëria për në Gjermani, me makinën e Agimit e cila ishte “Mitsubishi” me targa të Tiranës, por shefi i krimeve të portit më tha se Agimi kishte kaluar me një makinë Benz, të cilës i kishte vënë targën e “Mistubishit”. Sipas njerëzve të policisë dhe sipas dokumentave që pashë, nuk rezultonte që pasaporta e Irenës, të ishte vulosur në portin e Durrësit. Por menduam se nga numri i madh i personave që kanë udhëtuar atë ditë në traget, mund të kishte ndodhur që të mos ishin vulosur pasaportat.
Prokuroria thërret dajën e 39-vjeçares. Dy pistat: largimi i qëllimshëm dhe rrëmbimi për ta zhdukur
Zhdukja e Irena Selit, hetuesit
e Krimeve të Rënda sot në Durrës
TIRANË – Kujt mund t'i kishte besuar idenë e saj Irena Seli, nëse kishte hartuar një plan për t'u larguar nga familja dhe bashkëshorti? Kjo është pyetja që i kanë drejtuar dje hetuesit e Krimeve të Rënda, dajës së 39-vjeçares së zhdukur, prej më shumë se një muaji më parë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka vendosur dje të fillojë hetimin e dosjes penale për ngjarjen e datës 16 dhjetor 2004, të zhdukjes misterioze të Irena Selit, 39 vjeçe, bashkëshorte e pronarit të kompleksit “Bruno” në kryeqytet, Agim Musho. Pak minuta pasi dosja është regjistruar zyrtarisht për hetim, daja i Irenës, Shefqet Dervishi është thirrur në organin e hetimit për Krime të Rënda. Ai është pyetur për personat me të cilët Irena ka patur marrëdhënie të mira në familje, me qëllimin që hetuesit të mbërrijnë tek emri i një personi, të cilit, nëse 39-vjeçarja kishte një plan arratisjeje, do t'ia kishte besuar. Burimet nga organi i hetimit, thanë se këta persona do të thirren dhe do të merren në pyetje në mënyrë të hollësishme në Prokurori.
Hetimi
Pyetja e dajës së gruas që është zhdukur prej më shumë se një muaji dhe marrja e deklarimeve të personave të tjerë të afërt, sipas Prokurorisë, do të bëhet në funksion të hetimeve për versionin e një largimi të mundshëm me dashje të Irenës. Ndërsa në orët e mëngjesit të sotëm, hetuesit e Krimeve të Rënda do të shkojnë në qytetin e Durrësit, ku do të marrin listën e personave që kanë udhëtuar në traget me Agim Mushon dhe Irena Selin, ditën e zhdukjes së saj, më 16 dhjetor 2004. Grupi hetimor do të kryejë sot të gjitha verifikimet zyrtare në Portin e Durrësit, për të vërtetuar nëse pasaportat e dy bashkëshortëve, janë regjistruar aty, pasi kanë mbërritur nga porti i Triestes. Të gjitha këto veprime hetimore, sipas Prokurorisë, do të kryhen në funksion të pistës tjetër të hetimit, e cila nënkupton mundësinë e rrëmbimit të Irenës nga dikush me qëllime zhdukje, apo vrasjen e saj. T.S.