Përfillja e “Forcat e gjalla të shoqërisë”
22/01/2005
Duke iu referuar një prej risive të projektit të tij elektoral për mandatin e dytë presidencial, Presidenti francez, Zhak Shirak, ai i etiketoi si “forca të gjalla të shoqërisë” të gjithë atyre aktorëve të shoqërisë, të cilët bënin të mundur lëvizjen e shoqërisë, përtëritjen dhe zhvillimin e saj, në biznes, në botën akademike, në media e kudo tjetër ku krijohen vlera. Projekti politik i zotit Shirak përpiqej t’i jepte një zgjidhje një prej problemeve të përhershme, të cilat i kanosen politikës në rrugën e saj të profesionalizmit, standardizimit dhe teknikalizimit të saj: shkëputja nga jeta reale dhe rënia në joshjen e përjetshme të politikës për ta “prodhuar realitetin”.
Nga niveli dhe vendi, që zë shoqëria politike në jetën e një vendi, varet shkalla e demokratizimit të tij. Sa më pak t’i ketë të reduktuara sinoret shoqëria politike, duke i lënë vend aktorëve të tjerë të shoqërisë, aq më e garantuar është liria dhe aq më i madh është zhvillimi. Aq sa sot, në demokracitë moderne, kur flitet për qeverinë flitet thjesht si për një “aktor” tjetër të hapësirës politike. Qeveria vërtet e përfaqëson shteti, por shteti është shumë më tepër se qeveria dhe shoqëria është në vetvete shumë më tepër se shteti. Këto tre-katër konsiderata për ndërveprimin e shoqërisë politike me pjesën e tjetër të shoqërisë janë shtruar për herë të parë, edhe pse në formë fillestare në Shqipëri.
Tema të tilla kanë kohë që disktutohen, por një prej lëvizjeve të fundit të Partisë Demokratike, më ngritjen dhe shpalljen e Komitetit të Orientimit te Politikave, është momenti domethënës që e rishtron më gjerësisht dhe më radikalisht vendin dhe statusin e politikës në shoqëri.
Më në fund, shoqëria politike është detyruar të marrë në konsideratë evoluimin drastik dhe cilësor të shumë e shumë mjediseve në shoqërinë shqiptare. Këto 15 vjet biznesi, bota akademike, organizatat joqeveritare, kultura dhe arti, media, ekspertiza dhe konsulenca janë ngritur dhe organizuar si sisteme të pavaruara ose autonome, kanë thelluar kompetencën dhe për pasojë kanë rritur së tepërmi rolin dhe ndikimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Përtej qëllimeve të tjera lëvizja e fundit e Partisë Demokratike është një pohim që politika i bën rolit dhe statusit të këtyre agjentëve të tjerë të shoqërisë shqiptare sot.
KOP është një organizëm i natyrës këshillimoro–politik i ngritur pranë Partisë Demokratike, i cili, përveç domethënies së tij politike, reflekton të paktën dy tipare:
Tipari i parë është përfaqësimi në miniaturë që dyzetëshja e këtij komiteti i bën këtyre aktorëve të rinj të shoqërisë shqiptare. Ka mes tyre administratorë, njerëz të biznesit, ka njerëz të ekspertizës ekonomike dhe juridike, njerëz të medias dhe komunikimit, të artit dhe kulturës, të marrëdhënieve ndërkombëtare etj. Kuptohet, individë nga më përfaqësuesit e këtyre grupeve profesionale apo grupeve të interesit, të cilët, veç të tjerash, kanë dhe afrinë ideore me idetë e djathta dhe frymën liberale.
Politika ka gjithnjë nëvojë të japë dhe të marrë me shoqërinë. Bile, për të krijuar, imagjinuar, për të dhënë një projekt për të ardhmen e shoqërisë, ajo ka nevojë së pari, të njohë herëpasherë ndryshimet dhe ndjeshmëritë në lëvizje të përhershme të saj.
Struktura politike, ciladoqoftë ajo, ka prirjen që sipas qëllimit të natyrshëm i oligarkisë apo poli–arkisë politike të mbyllet dhe të izolohet nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ka prirjen e natyrshme të bjerë në rutinë, ka prirjen të bjerë në procedura dhe zakonshmëri. Në një moment të dytë, mes saj dhe shoqërisë vjen dhe krijohet një diferencë. Është “shkundja” e zgjedhjeve apo ritmi i garës elektorale, që bën të mundur riaktivizimin e politikës e risjell në vëmendje domosdoshmërinë e rilidhjes me realitetin. KOP manifeston në të njëjtën kohë, këtë moment paraelektoral në partinë më të madhe të opozitës, nevojën e saj për të rivendosur lidhjet me shoqërinë shqiptare, apo më saktë me momentin aktual të shoqërisë shqiptare.
Tipari i dytë është natyrisht “ana tjetër e medaljes”. Afrimi i organizuar i një grupi kaq të madh njerëzish është gjithashtu dhe një përgjigje politike ndaj presionit që kane këta agjentë jopolitikë të shoqërisë, me rol gjithnjë e në rritje në zhvillimet e vendit. Partia Demokratike dhe lideri i saj Berisha kanë qenë në një farë mënyrë të detyruar t’i përgjigjen këtij presioni. Rritja e ekspertizës në mjedise të ndryshme i vë në pozitë gjithnjë e më të vështirë forumet e opozitës për një nivel tjetër artikulimi apo pune.
Për të gjitha këto arsye, Komiteti i Orientimit të Politikave është një shprehje e rolit të ri, e përmasës që ka marrë shoqëria politike në zhvillimet e vendit tonë.