E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lika, "konsulli" i vizave amerikane

22/01/2005  Policia pohon se ka zbardhur skemën e trafikut të klandestinëve që drejtonte Arben Lika. Agjentëet kanë mundur të nxjerrin fakte dhe shumat që paguanin emigrantët për të realizuar ëndrrën amerikane. Për të shkuar në SHBA, kalohej tranzit në shtetet që nuk kanë nevojë për të marrë vizë. Hetuesit pohojnë se ish-deputeti demokrat ka patur aksione tek shkolla amerikane, por i ka shitur pak kohë më parë. Arben Lika del nga reanimacioni dhe mjekët shprehen se është tashmë krejtësisht jashtë rrezikut për jetën.

Trafiku

Risia e hetimeve të deritanshme të grupit hetimor lidhur me palgosjen e Arben Likës, ëhstë fakti se ai rezulton i implikuar në një rrjet të trafikut klandestin. Burime të besueshme nga drejtoria e policisë së tiranës bëjnë të ditur se ish-deputeti kishte vite që merrej me dërgimin e emigrantëve drejt SHBA. Shumat që duhet të paguanin hallexhinjtë për të realizuar ëndrrën e jetës varjonin sipas linjës, por dhe viteve. Duket se Lika ishte kapoja e këtij grupi, që ëhstë konstatuar si mjaft i fuqishëm. Në të shumtën e rasteve, rrjeti shfrytëzonte faktin se një numër i madh shtetesh e kanë hyjrjen të lirë, apo që për të udhëtuar drejt tyre nuk ëhstë aspak e vështirë. Kladestinëtr paguanin shumën, në varësi të linjës që do të përshkronin dhe sisgurisë. Praktikohej më së shumti udhëtimi nga Tirana në Hungari, më pas në Malajzi e në fund të Indonezi. Që andej, udhëtimi drejt Amerikës ishte më i lehtë, duke përdorur dokumenta të falsifikuara apo duke u punësuar në ndonjë firmë vendase. Si të mos mjaftonin këto linja, herë pas here, klandestinët shkonin fillimisht në shtetet jugore të Amerikës latine, si Kolumbi apo Brazil. Më pas, ata hynin në SHBA, duke përdorur linjën tokësore. Kufiri në Meksikë lë shumë për të dëshirur përsa i përket masave të sigurisë, ndaj trafikantëve të klandestinëve u leverdiste të kryenin linjën. Anipse shtet komunist, Kuba ka linja të rregullat tregëtie me Amerikën dhe këto shfrytëzoheshin më së miri nga bashkëpunëtorët e Arben Likës. Pasi mbërrinin në shtetin e Fidel Kastros, Klandestinët shkonin në destinacionin e ëndërrura brenda mauneve me mall, boteve apo gomoneve. Të njëjtat burime saktësojnë se bileta e klandeszinëve ishte afro 15 mijë euro, ku gati gjysma ishte vetëm fitim. Nëse ata bllokoehshin në ndonjë shtet tranzit, kjo nuk merrej parasysh nga trafikantët, apsi ata duhet të merrnin paratë e harxhuara deri në atë pikë të udhëtimit. Kësisoj, atentatorët e Arben Likës nuk janë thjehst borxhlinj të tij, por dyshohet të jenë persona të cilëve ish-depueti nuk u kishte kthyer paratë e udhëtimit të lënë përgjysëm. Shuma e borxheve arrin në 450 mijë, por është ende në proces verifikimi nga grupi hetimor.

Aferet

Arben Lika ka qenë një nga pronarët e shkollës amerikane "American Global Highscool". Ky fakt konfirmohet nga të njëjtat burime pranë drejtorisë së policisë së Tiranës. Sipas bluve, nga hetimet e deritanishme të kryera mbi aferet e tij, ka rezultuar se ish-deputeti gëzonte një pjesë të aksioneve deri pak kohë më parë. Por, më pas i ka shitur ato, duke u tërhequr krejtëisht nga ky bisnes. Ndonëse nuk dihet saktësisht, uniformat saktësojnë se ka gjasa që Lika të ketë patur probleme me bashkëpronarët e tjerë, ndaj ka preferuar të mos ketë më marrëdhënie me ta. Kjo është dhe arsyeja që Dashamir Shene, kreu i shkollës, mohon në media se Lika është ortak me të. Sakaq, në spitalin ushtarak, i plagosuri i 3 ditëve më parë ka dalë nga reanaimacioni. Pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë në ije, Arben Lika ka qëndruar 2 ditë në dhomën e reanimacionit të këtij spitali, nën observimin e plotë të mjekëve. Por, dje paradite, bluzat e bardha kanë parë të arsyeshme të japin Ok-in që 38-vjeçari të dalë prej andej, për tu akomoduar në një nga shtretërit e pavionit të kirurgjisë së SQUT-së. Likës i duhet të qëndrojë dhe pak ditë i shtruar, derisa të konsiderohet totalisht i shëruar. Ai qëndron nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë së rendit. Dy efektiva të komisariatit nr 3 bëjnë roje gjatë gjithë kohës në derën e dhomës së të plagosurit, pasi nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të rikthehen për të realizuar synimet e tyre. Anipse i posaoperuar, ish-deputeti opozitar duhet të japë dëshminë e tij rreth ngjarjes për oficerët e policusë gjyqësore. Thëniet e tij do të ndihmojnë mjaft në ngushtimin e mëtejshëm të rrethit të të dyshuarve.

Policia: Jemi larg identifikimit të autorëve

Policia është ende larg identifikimit të autorëve të plagosjes së Arben Likës, në mbrëmjen e 19 janarit tek shkolla e Baletit. Burime nga drejtoria e policisë së Tiranës shprehen se të dhënat që disponohen deri më tash janë të pamjaftueshme. Informacionet e marra mbi pamjen e jashtme të vrasësve janë të pakta, aq sa me to nuk ëhstë arritur të formohet identikiti. Është përjashtuar sakaq mundësia e killerëve profesionistë. Duke qenë se arma me të cilën u krye krimi ishte e ftohtë, bie mundësia e vrasësve me pagesë. Nga përvoja absolute e ekzekutimeve të paguara, rezulton se viktima eleminohet me armë zjarri, pasi mundësia e vdekjeve me to ëhstë shumë herë më e lartë se me armë të ftohtë. Pos kësaj, plagët në trupin e Arben Likës nuk janë dorë profesionisti, duke faktuar kësisoj se ka gjasa që ata ta kenë përdorur thikën për herë të parë në jetën e tyre.

LINJA e trafikut

Shqipëri-Hungari-Indonezi-Malajzi-SHBA

Shqipëri-Kolumbi-SHBA

Shqipëri-Kubë-SHBA

Shqipëri-Brazil-SHBA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›