Dinamo-Besa, testi i fundit Dinamo fiton 1-0

Dinamo dhe Besa, të cilët u përballën ditën e shtunë në kompleksin stërvitor të Dinamos në Tiranë, blute nuk shkuan me shume se fitorja 1-0, gol i Ilir Qorrit.
Të dy skuadrat vinë në këtë miqësore të fundit nga rezultate të ndryshme të testeve të ditës së mërkurë, Dinamo kishte humbur me Flamurtarin 2-1 në Tiranë, ndërsa Besa kishte fituar po 2-1 me Apoloninë në Fier.
Edhe pse me formacionet e tyre më të mira në fushë, skuadrat zhvilluan një lojë pa grintë, e kushtëzuar kjo dhe nga temperaturat e lartë (36 gradë). Për Dinamon u aktivizuan edhe Lika e Xhafa, që luajtën me Shqipërinë kundër San Marinos (3-0), ashtu si te Besa, Osmani e Lila të Shpresës që barazoi me Sllovakinë (0-0).
Sot Dinamo, nuk do të zhvillojë stërvitje, ndërsa ditën e hënë do të rifillojë përgatitjet për ndeshjen e parë sezonale kundër Teutës në Tiranë. Ndeshja e parë e Besën në sezonin e ri është ajo kundër Kastriotit në Krujë.