E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo-Teuta, shiu anulon miqësoren

Sokol Paja
Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot paradite është bërë shkak për anullimin e miqësores së parashikuar mes Dinamos dhe Teutës. Sipas drejtuesve dinamovitë kjo miqësore e anulluar u prishi jo pak punë pasi e konsiderohin si një test të mirë për pragndeshjen me Besën. Megjithëse nuk u zhvillua kjo miqësore përsëri Dinamo zhvilloi një ndeshje kontrolli mes lojtarëve të skuadrës dhe kjo miqësore sipas drejtuesve blu shërbeu më së miri për rregullimin e atyre problemeve të shfaqura deri tani. Ndeshja e zhvilluar mes skuadrës ishte shumë e fortë dhe fitoi formacioni i atyre që aktivizohen më pak dhe vendimtar ishte goli i Caushaj në fund të takimit. Takimi ishte shumëi i nxehtë dhe shërbeu si gjithmonë për luftën për të zënë një vend titullari në ekipin e parë. Sipas dinamovitëve tani fillon edhe vështirësia e ekipit të Dinamos në luftën për titull, pasi në kalendar kanë shumë ndeshje të cilat janë shuëmë të vështira për fatet e vazhdimësisë së ekipit dinamovit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›