E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: “Nuk di asgjë për Çelsin”

Celsi ka bëtë publike ofertën e tij prej 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kakasë, por mesfushori i Milanit, i grumbulluar me Kombëtaren e Brazilit, pohoi se nuk di asgjë. "Një ofertë nga Celsi? Nuk di asgjë. Nëse kanë folur me dikë te Milani, akush nuk m ka bërë të ditur asgjë, edhe pse e gjitha më duket një montazh", - tha kandidati për fitimin e "Topit të artë". Para pak ditësh, trajneri i Celsit, Avram Grant, i kërkoi bosit të klubit, Roman Abramovic, se dëshiron të ketë në grupin e tij yllin e Milanit, Kaka. Ndërkombëtari brazilian, sipas medias angleze, kushton 150 milion euro, cka do të ishte edhe një rekord botëror në transferimin e lojtarëve. Miliarderi i Celsit, Roman Abramovic, është i vetmi pronar i një klubi futbolli që mund të përballojë këtë shumë marramendëse. Nënkampionët e Anglisë kanë bërë edhe më parë dy tentativa për ta bërë të tyren Kakanë, por nuk patën asnjë shans real për të nëshkruar me mesfushorin e Milanit. Grant pohoi se është i gatshëm të shesë dyshen Frank Lampard-Dider Drogba, për ta zëvendësuar brazilianin Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›