E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo cinike, fundos kampionët e Tiranës

 

Jetmir Halilaj
Dinamo mundi Tiranën dje me rezultatin 2-1, në një derbi ku nuk mungoi tensioni.
Në fillim të ndeshjes u hasën shumë ndërprerje për shkak të ndërhyrjeve të rënda nga të dyja kampet. Memelli pas një përplasjeje me Malarkanen ndëshkohet me karton të kuq nga kryesori Sokol Jareci. Kaq mjaftoi për të ndezur situatën dhe për të shtuar edhe më tepër tensionin në fushë dhe shkallët e stadiumit. Në minutën e 33-të Allmuça, pas një inkursioni të shpejtë nga e djathta e sulmit dinamovit, e ka harkuar topin në  zonën e rreptësisë, Sefa e ka ulur me kokën për Bakajn, që  gjuajnë, por mbrojtësit largojnë rrezikun. Vazhdon aksioni i bluve, edhe një herë godet Bakaj, që ka shënuar në të majtë të Nallbanit. Në minutën e 44-ët, Soza ka pasuar shkurtazi për Allmuçën, i cili ka harkuar nga e djathta e sulmit blu, Sefa ka zgjatur këmbën dhe ka shënuar në të majtë të Nallbanit. Në minutat shtesë të pjesës së parë, goditje këndi për Tiranën, në të djathtë të sulmit bardheblu. Ka krosuar Muzaka dhe Abilaliaj, me kokë, ka gjuajtur fort e ka shënuar, duke shkurtuar rezultatin. Në pjesën e dytë ishte Tirana ajo që dominoi, por pa mundur të barazonte. Në fund të ndeshjes, Muça u shpreh i kënaqur për tri pikët ndaj bardhebluve, por kritikoi ekipin për rënien në pjesën e dytë. Ndërkaq, Alban Tafaji, trajneri i Tiranës i bëri komplimente ekipit të tij për karakterin që shfaqi dhe lëshoi s”shigjeta” në adresë të gjyqtarit fareci për të kuqin e Memellit. Vllaznia fitoi 2-0 me Shkumbinin në javën e 7-të të Kategorisë së Superiore, falë një dopietë të realizuar nga sulmuesi i talentuar Bekim Bala: 48’ dhe 63’. Kjo ishte fitorja e dytë e Vllaznisë dhe e para për trajnerin e dytë sezonal Roland Luçi. Vllaznia e Shkumbini u barazuan me pikë, tani nga 7, duke iu larguar vendin e fundit. Besa fitoi 1-0 me Flamurtarin në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, falë një goli të realizuar me penallti nga kapiteni Bledar Mancaku në minutën e 57-të. Flamurtari luajti nga minuta e 73-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Artan Sakaj. Një gol i të riut Mersini në minutën e 89-të i siguroi tri pikë të çmuara Teutës në fitoren 2-1 me Laçin në javën e 7-të të Kategorisë së Superiore. Vilfor Hysa shënoi për durrsakët në minutën e 23-të, përpara se sulmuesi të zëvendësohej për shkak të një dëmtimi. Arlind Nora nga pika e bardhë barazoi rezultatin në 1-1 me një penallti në minutën e 43-të. Erjon Dushku nuk realizoi me penallti në pjesën e dytë për Teutën, përpara se Mersini të shënonte golin e fitores për formacionin e Mirel Josës. Kastrioti arrin të fitojë një ndeshje të vështirë dhe të realizojë objektivin, por edhe mund ta rrezikonte rezultatin ashtu siç shkoi loja. Pas një momenti të ndrojtur të korçarëve janë krutanët ata që i marrin frenat e lojës duke iu afruar më shumë portës së mbrojtur nga Llapanji, por pa qartësinë dhe përqendrimin e duhur. Zotërim të plotë të fushës, kjo mund të regjistrohet për krutanët në pjesën e parë, por rastet humben njëri pas tjetrit duke krijuar një tension psikologjik tek  skuadra që nuk arrin të realizojë në portën kundërshtare. Golat e Brahos 39 dhe Rroshit 80, zhvlerësuan atë të Guerrip 79-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›