E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet me fostoksinë 56-vjeçari

 

BURREL – Me 6 korrik i shpëton një atentati me armë, ndërkohë dy ditë më parë i jep fund jetës tragjikisht. Sul Rexhepi, 56 vjeç u plagos pas një sherri të së vëllait me kushërinjtë, ndërkohë pas kthimit në shtëpi dhe fjalëve që hidheshin në publik ai vendos t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Mekaniku i njohur u plagos nga kushëriri Rexhep Rexhepi pas një sherri që ky i fundit pati në fillim të korrikut me vëllanë e viktimës, Hysni Rexhepi, ish-efektiv i policisë së Burrelit. Marrëdhëniet mes kushërinjve ishin përkeqësuar prej dy vitesh, kohë kur Hysniu akuzohej se “kishte shkelur nderin e familjes së kushëririt të tij, Qazimit, vëllait të Rexhep Rexhepit”. Policia lokale arrestoi ish-kolegun e saj, i cili u la i lirë ditët e fundit. Mësohet se dy ditë më parë Sul Rexhepi ka qenë pjesëmarrës në një ceremoni mortore në fshatin e tij, por ka dëgjuar rëndom të diskutohej nga të pranishmit rreth marrëdhënieve mes kushërinjve të tij. Pasi ka lënë ceremoninë mortore është kthyer në shtëpi, ka konsumuar tableta fostoksine, duke i dhënë fund jetës. Policia dhe Prokuroria e Matit po hetojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.                     h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›