Gjurmët e gishtave te qesja e drogës, gjykata lë në arrest lazaratasin
• TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje të lerë në qeli të pandehurin Sinan Rabi, 23 vjeç, nga fshati Lazarat i Gjirokastrës, i cili akuzohet për “trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili kishte drejtuar hetimet në ngarkim të të pandehurit, i komunikoi zyrtarisht akuzën 23-vjeçarit, Sinan Rabi. Vetë i pandehuri e mohoi atë duke pretenduar se nuk kishte dijeni për këtë vepër penale, ndërsa avokati mbrojtës pohoi se klienti i tij ishte prangosur pa pasur asnjë provë në ngarkim të tij. Kapja e 23-vjeçarit Rabi u mundësua dy ditë më parë nga forcat e strukturave të luftës kundër krimit të organizuar në Policinë e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Rreth një javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me kërkesë të Prokurorisë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja për të cilën ai u vu nën pranga ka ndodhur pak javë më parë, kur u kap pranë kufirit shtetëror me Greqinë një sasi lëndësh narkotike e llojit “canabis sativa” e presuar. Pas dërgimit të drogës në laborator, u analizuan të gjitha shenjat e lëna mbi mbështjellësen e saj prej natribani. Mes të tjerash u zbulua edhe një prej gjurmëve të gishtit të tij, veprim pas të cilit Prokuroria kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “burg pa afat” në mungesë për të. Pas arrestimit të tij u bë krahasimi i gjurmëve të gishtave, ku sipas akuzës ka rezultuar se ishin gjurmët e tij. Vetë i pandehuri pohoi se nuk kishte dijeni sesi mund të kishte mbetur gjurma e tij mbi natriban. fa.ma.