“Më tradhton”, thikë gruas për xhelozi
• Ime shoqe më tradhtonte me fqinjin tonë 19-vjeçar.
Fatos Mahmutaj
Shenjat e tradhtisë bashkëshortore mbeteshin në trupin e saj dhe i vija re çdo ditë. Kështu që ... e vetmja zgjidhje për të shpëtuar prej saj ishte ta plagosja në mënyrë që ajo të hiqte dorë prej tij”. Kjo deklaratë e bërë nga Bardhyl Gorani, i prangosur katër ditë më parë pas tentativës për të vrarë bashkëshorten, bëri që gjyqtari i çështjes të dyshonte se ky person kishte probleme mendore, duke thirrur për të asistuar në seancë një psikologe. Pas kësaj procesi u zhvillua në prani të psikologes, e cila pohoi paraprakisht se Gorani kishte probleme xhelozie, por jo të ishte në gjendjen e humbjes së vetëdijes. Pra, sipas saj, ai ishte i vetëdijshëm se kishte kryer një krim dhe për këtë mund të merrej në përgjegjësi penale. Ndërsa më pas, në një fazë tjetër të hetimit të çështjes, ai mbetet të ekspertohet nga mjekët psikiatër, të cilët do të përcaktojnë shkallën e përgjegjshmërisë së tij përballë akuzës.
Krimi
Përfaqësuesi i organit të akuzës pohoi se, Gorani duke qenë se kishte probleme të xhelozisë së sëmurë ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së vet, ndërsa shenjat që ai ia linte vetë në trup, një ditë më pas pretendonte se ia kishte lënë i dashuri i saj ilegal. Ky ishte një pretekst nga ana e tij për të ushtruar dhunë ndaj gruas. Por katër ditë më parë grindja midis tyre kishte marrë përmasa saqë i pandehuri Gorani kishte rrëmbyer një thikë dhe kishte qëlluar tri herë bashkëshorten në gjoks. Njëra prej goditjeve i ka prekur mushkërinë duke i rrezikuar jetën, ndërsa ka shpëtuar falë dërgimit të menjëhershëm në spital. Sipas mjekëve ajo ka dalë nga rreziku për jetën, por për shkak të kësaj goditjeje do të vuajë pasoja të rënda për jetën. Pas kësaj prokurori i çështjes kërkoi mbylljen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve nën akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”, ndërsa vetë i pandehuri dhe mbrojtësi i tij një masë më të lehtë sigurie.
Mbrojtja
Sipas mbrojtjes, vepra penale për të cilën akuzohej i arrestuari duhej të kualifikohej në plagosje e kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Edhe vetë i pandehuri nuk e mohoi faktin që kishte qëlluar mbi bashkëshorten. Burime nga procesi pohojnë se ai pretendoi se i kishte bërë disa herë vërejtje bashkëshortes, ndërsa ajo kishte ndryshuar në sjelljet në raport me fqinjin e tyre për të cilin ky e akuzonte. Gjatë hetimeve pritet të pyetet në cilësinë e dëshmitarit nga organi i akuzës personi për të cilin i pandehuri pohoi dje se shkonte me bashkëshorten e tij.
Ekspertimi psikiatrik
Në një fazë tjetër të hetimeve ndaj të akuzuarit Bardhyl Gorani, pritet që ky t’i nënshtrohet një ekspertimi nga mjekët psikiatër, të cilët do të përcaktojnë nëse ky është apo jo i përgjegjshëm për krimin e kryer. Gjatë seancës së masës së sigurisë zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës, ky shfaqi simptoma të sëmundjes psikike, çka detyroi gjyqtarin e çështjes ta zhvillonte procesin në prani të një psikologeje.
3 thika
ka marrë në gjoks bashkëshortja e Bardhyl Goranit prej këtij, duke pretenduar se ajo e tradhtonte me fqinjin e tyre 19-vjeçar.
4 dite
më parë Gorani tentoi të vriste gruan, duke pretenduar se në trupin e saj kishte shenja që vërtetonin tradhtinë bashkëshortore