E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo e Flamurtari ngrenë siparin

• Dinamo luan sot ndaj Flamurtarit ndeshjen më të vështirë ndër dy takimet e mbetura të këtij vitidhe objektivi është vetëm një, marrja e maksimumit për të ruajtur vendin e parë në klasifikim, që do të kishte një ndikim më shumë psikologjik për blutë përpara fillimit të pushimit të gjatë të janarit. Edhe pse do të kenë edhe sfidën ndaj Skënderbeut, që do të luhet më 29 dhjetor, përballja me Flamurtarin shikohet si më vendimtare për të mbajtur kryesimin e kampionatit, që do t'u sillte bluve edhe titullin simbolik të "Kampionëve të Dimrit", sukses ky që shpesh ka sjellë në fund të sezonit edhe titullin kampion. Një detyrë aspak e lehtë për skuadrën e Agim Canajt, që për më tepër në këtë takim do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme. Ndërkaq, të shtunën do të luhen tre takimet e tjera të javës. Kështu, sfida më e rëndësishme është ajo midis Tiranës dhe Besës, dy prej ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion. Përveç kësaj, Vllaznia do të presë Besëlidhjen në Shkodër, ndërsa Kastrioti do të sfidojë Shkumbinin në stadiumin e Lezhës. Dy takimet e fundit të javës do të luhen të dielën. Skënderbeu do të ndeshet me Elbasanin, ndërsa Teuta pret Partizanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›