Legalizimi i dokumenteve, zgjatet orari i punës
• Rritja e numrit të emigrantëve me rastin e festave të fundvitit ka detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të zgjasë orarin e punës në zyrën e legalizimit të dokumenteve.Adi ShkëmbiNjë masë të tillë kjo ministri e ka ndërmarrë vetëm pak ditë para se të nisë fluksi i ardhjes së emigrantëve në Shqipëri. Burime nga Ministria e Jashtme bënë të ditur dje për gazetën "Panorama", se nga dita e sotme deri në ditët e para të janarit orari zyrtar i punës në zyrën e legalizimit të dokumenteve nuk do të jetë i njëjtë me atë të pjesës tjetër të administratës. Kështu në qoftë se deri dje orari i punës në këtë zyrë ishte tetë orë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ky orar do të shtyhet deri në orën 19:00. Përfaqësues të Ministrisë së Jashtme thanë për gazetën dje, se "duke qenë se me afrimin e festave të Vitit të Ri, rritet ndjeshëm edhe numri i emigrantëve që kthehen në vendin tonë, Ministria e Jashtme ka marrë vendim për të zgjatur orarin në zyrën e legalizimit të dokumenteve. Ky orar tani do të shkojë deri në orën 19:00 të çdo dite, ndërkohë që do të punohet edhe të shtunën dhe të dielën deri në ditët e para të Vitit të Ri". Ky orar i ri i zyrës për legalizimin e dokumenteve të emigrantëve pritet të zgjasë deri në ditët e para të vitit tjetër, kur edhe emigrantët nisin të largohen nëpër vendet ku punojnë. Pas normalizimit të situatës zyra do të nisë sërish funksionimin, me një orar normal si ai i gjithë administratës. Ndërkohë që prej disa muajsh Ministria e Jashtme ka nënshkruar një marrëveshje me postën, që kjo e fundit të bëjë të mundur shpërndarjen e dokumenteve. E njëjta procedurë pritet të ndiqet edhe gjatë këtyre ditëve, kur numri i emigrantëve që kthehen të Shqipëri të rritet. Arritja e një marrëveshje mes Ministrisë së Jashtme dhe Postës së Shqipërisë ka lehtësuar në maksimum procedurat për paraqitjen e dokumenteve në zyrën e legalizimit të tyre në këtë ministri. Prej katër muajsh, të gjithë qytetarët që duan të legalizojnë dokumentet i depozitojnë ato pranë ministrisë dhe posta arrin t'u kthejë përgjigje qytetarëve brenda Tiranës për 24 orë dhe atyre nëpër rrethe deri në 48 orë, nga momenti i përfundimit të të gjitha procedurave. Një marrëveshje e tillë pritet të lehtësojë akoma edhe më shumë procedurat në këtë fundviti, pavarësisht se sa do të jetë numri i emigrantëve që do të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar festat e fundvitit.Krijoni lehtësira emigrantëveTIRANE- Ministri i Brendshëm, Nishani dhe drejtori i Policisë Ahmet Prençi, gjatë takimeve të djeshme, i kanë kërkuar më shumë lehtësi kryepolicit grek për kalimin e emigrantëve në kufi. Gjatë takimeve që kreu i policisë greke, pati gjatë ditës së djeshme me krerët e policisë shqiptare dhe të Ministrisë së Brendshme ka marrë kërkesën e tyre për lehtësimin e procedurave kufitare për rastin e emigrantëve. Në mënyrë të vazhdueshme, emigrantët shqiptarë gjatë festave të fundvitit, ose në pushimet verore, kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në temperatura rraskapitëse apo në të ftohtë, për shkak se personeli grek punonte me orare të kufizuara.fluksi i emigrantëveDURRESAutoritetet kufitare dhe të doganës në portin e Durrësit janë vënë në lëvizje për të përballuar fluksin e paparashikuar të udhëtarëve. Festat e fundvitit kanë sjellë në port mbi 15 mijë persona, kryesisht nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Për të përballuar fluksin është shtuar numri i punonjësve. VLOREPorti i Vlorës ka pasur më tepër aktivitet ditët e fundit me nisjen e fluksit të emigrantëve që kthehen në vendlindje për festa. Në shërbim të tyre janë vënë 3 tragete dhe deri tani nuk është konstatuar ndonjë problem me lëvizjen e tyre. Në port numri i sporteleve është dyfishuar, duke arritur në 8 sportele. KAKAVIJELëvizjet në Pikën Kufitare të Kakavijës kanë filluar të ndihen ditët e fundit në prag të festave të fundvitit. Mbi 4500 vetë kanë kaluar ditën e djeshme, ndërsa gjithsej numërohen 20 mijë. Numri i sporteleve është dyfishuar, duke e çuar në 12 të tillë. KAPSHTICEGjatë ditës së djeshme në pikën e kalimit të kufirit në Kapshticë ka mbizotëruar situatë normale. Para sporteleve greke ka pasur mbërritje të shumta emigrantësh, por asnjëherë radha nuk i ka kaluar 10 mjetet. Këtë fakt e ka pohuar dje në mbrëmje shefi i Komisariatit të Policisë së Devollit Artan Brahimi.