E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steaua Bukuresht do Currin e Bylykbashin

• Debatik Curri dhe Dorian Bylykbashi kërkohen nga rumunët e Steauas së Bukureshtit.Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare që aktivizohet te ukrainasit e Vorskla Poltavës, prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e menaxherëve të Steauas, ndërsa Bylykbashi është futur në listën e objektivave gjatë orëve të fundit të merkatos. Mesfushori i ukrainasve të Krivbasit u intereson drejtuesve të skuadrës rumune për të zëvendësuar mesfushorin sulmues, Nikulae Dica. Ky i fundit është pezulluar pa afat nga drejtuesit e klubit për shkak të thyerjes së disiplinës së brendshme të klubit, pasi ka hyrë në kontakte në mënyrë të fshehtë me klubin anglez Midëllsboro. Sipas medias rumune, thuhet se dy lojtarët e përfaqësueses shqiptare pritet që të bëhen pjesë e nënkampionëve të Rumanisë që në merkaton e janarit. Curri e ka thënë shpesh se po mendon lar-gimin nga skuadra e Vorsklas, ndërsa Bylykbashi deri tani nuk ka pasur oferta konkrete. Ky i fundit është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Krivbasit. Për mesfushorin interesohet edhe skuadra e Shahtjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›