Dinamo fiton, e sheh kreun e vetëm
• Dinamo ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në minutat e fundit shtesë të lojës, pas një penalltie të akorduar në favor të tyre nga gjyqtari kryesor Jemini.
Ishka, me shënimin e golin të avantazhit për blutë në gjysmën e parë të ndeshjes i dha pak lirësi lojës së vendësve në mesfushë. Madje, me një aksion personal Hysa shënon golin e barazimit. Mirëpo më pas, skuadra durrsake detyrohet të luajë me një lojtar më pak, pasi Ahmeti u ndëshkua me karton të kuq, duke i krijuar kështu Dinamos më tepër mundësi për të kontrolluar lojën në mesfushë. Me gjithë epërsinë numerike dhe presionin e ushtruar në portën kundërshtare, djemtë e Ilir Dajës nuk arritën të shënonin deri në minutat e fundit shtesë, kur një gjuajtje e fortë në drejtim të portës durrsake u stopua nga Vashaku. Topi u kthye përsëri në këmbët e dinamovitëve, të cilët gjuajtën drejt portës. Aty topi u stopua me dorë nga Kotja, i cili u ndëshkua me karton të verdhë, kurse skuadra e tij me penallti, që u shndërrua në gol nga Kuli, duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren Dinamos.