Kanceri i gjirit,ulet mosha e të prekurve
• Kanceri i gjirit është më i shpeshti tek gratë në vendin tonë. Mjekët onkologë ngrenë alarmin për shtim të rasteve me kancer të gjirit tek moshat e reja me të vogla se 35 vjeçe.
Kjo në një kohë kur në botë mosha mesatare e të prekurve nga këto sëmundje është rreth 45 vjeçe. Më shqetësuese sipas bluzave të bardha mbetet mungesa e kultura mjekësore e diagnostikimit të hershëm. “Një numër mjaft i ulët i grave bëjnë mamografinë (analizën që parandalon kancerin e gjirit tek gratë) me dëshirën e tyre pa pasur shqetësime”, sqarojnë mjekët. Kësisoj sipas tyre është e pamundur që një tumor të kapet në stadin e tij fillestar dhe të trajtohet. Sipas bluzave të bardha pjesa më e madhe e grave paraqiten në spital atëherë kur është shumë vonë dhe është e pamundur të ndërhyhet për të shpëtuar jetën.