E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet e testimit për 2 287 arsimtarë, pas një jave

• Pas një jave 2 287 mësuesit që iu nënshtruan provimit të kualifikimit do të kenë rezultatet e tyre të testimit.

Mësuesit që rezultojnë të suksesshëm do të kenë ngritje në kategori profesionale dhe rritje page deri në 20%. “Mendoj se shpenzimi buxhetor për rritjen e pagës bazohet tërësisht në meritën profesionale të mësuesve dhe është tregues i përdorimit me frytshmëri i parave të taksapaguesve për arsimin e arsimtarët, si prioritet i yni”, u shpreh ministri i Arsimit. Në testim u përfshinë 7% e totalit të mësuesve në të gjithë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›