E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët 6 vjet më pak arsim se BE

• Të rinjtë shqiptarë kryejnë 6 vjet më pak arsim krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërsa rezultatet arsimore janë tepër të dobëta.

Përpos kësaj situate, në uljen e cilësisë së arsimit ka ndikuar edhe rënia e shpenzimeve publike në këtë sektor. Të dhënat vijnë nga UNICEF. Sipas të dhënave të dosjes kombëtare për arsimin rezulton se shqiptarët përfundojnë mesatarisht 8.6 vjet arsim, shifër kjo që e rendit Shqipërinë pas shumë vendeve të rajonit. Nga ana tjetër, ndërsa është rritur frekuentimi i arsimit fillor, vetëm 50% e të rinjve frekuentojnë arsimin e mesëm. Niveli i nxënësve shqiptarë mbetet pas vendeve të tjera të rajonit. Problematike është situata edhe për ndjekjen e arsimit të lartë, i cili arrin deri në masën 13% dhe nuk i përshtatet nevojave të tregut të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›