Ndërrimi i stinëve,si mund ta përballojmë
• Ndërrimi i klimës dhe i ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave të këtyre ditëve të fundit, ka shtuar rastet me katare stinore.
AIDA MALAJ
Dhimbje muskujsh, temperaturë, mungesë oreksi, kollë dhe dhimbje koke, janë disa nga ankesat që shfaqin pacientët. Në një intervistë për “Panorama” mjekja pathologe, Enkeleida Ibro, jep disa këshilla si duhet të veproni nëse jeni prekur nga virozat dhe çfarë mund të përdorni për t’i parandaluar ato:
Doktoreshë, pse kataret stinore janë një shqetësim gati i zakonshëm për këtë ndërrim stine?
Kataret stinore, janë një fenomen gati “normal” për çdo ndërrim stine, sidomos këto ditë që klima ka qenë tepër e paqëndrueshme. Pikërisht ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, luhatjet e theksuara të temperaturës, lagështia, ndotja e ambientit, janë shkaqet që ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar dhe për pasojë dhe shfaqjen e katareve stinore. Janë mesatarisht 200 viruse të ndryshme që qarkullojnë në ajër, të cilët infektojnë dhe kur kalojnë nuk lënë imunitet. Kjo bën që të “rishfaqen” sa herë që gjejnë terren të përshtatshëm për t’u shumuar dhe zhvilluar. Kataret e fundit janë shfaqur me temperaturë të lartë që mund të shkojë deri në 40 gradë, skuqje të lehtë dhe djegie fyti, rrufë, por mund të shoqërohet shpesh herë edhe me të vjella, diarre, dobësi trupore dhe mungesë oreksi.
Kush janë më predispozuar të shfaqin të tilla probleme?
Askush nuk është i mbrojtur nga kataret stinore për vetë natyrën e shkaktarëve, gjithsesi mund të themi se personat alergjikë, ata që kanë një sistem imunitar të dobët (fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë), janë më të predispozuar të preken më shpejt dhe më lehtë nga kataret.
Çfarë rekomandohet në këto raste?
Virozat kërkojnë trajtim sintomatik. Kështu rekomandohet të mbahet nën kontroll temperatura, të pihen shumë çajra dhe të bëhen avuj me mentol për zhbllokimin e hundëve. Të përdoren ushqime që përmbajnë vitaminë C, sepse ndihmon organizmin të përballojë më mirë virozat. Gjithsesi ne rekomandojmë që jo gjithmonë të merret iniciativa për t’u vetëmjekuar. Duhet të bëhen vizita te mjeku specialist, për të bërë ndarjen nëse bëhet fjalë për një infeksion viral apo është diçka më tepër.
Përveç katareve, në këtë periudhë njerëzit shpesh ankohen për apati apo lodhje pa shkak. Nga se shkaktohen këto probleme?
Ndërrimi i stinëve, dhe sidomos ardhja e pranverës e “nënshtron” organizmin ndaj një pune intensive për t’u përshtatur me ndryshimet klimaterike. Stresi fizik që prek në këtë periudhë në numër të konsiderueshëm personash, dhe shfaqet me apati, përgjumje, lodhje pa shkak apo dhe dhimbje muskujsh, shpjegohet pikërisht me ketë nevojë të organizmit për të përmirësuar termorregullatorin, në mënyrë që të arrijë të përballojë më mirë luhatjet e temperaturave, tipike për ndërrimin e stinëve.