Starova: FSHF është në diktatin e Dukës
• Sulejman Starova, ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, ka lëshuar akuza të forta në adresë të drejtuesve të Federatës dhe në veçanti të presidentit Armand Duka.
Jetmir Halilaj
Ai ka thënë se në Federatë ka humbur demokracia e brendshme dhe se gjithçka është nën diktat, pasi të gjithë i binden vetëm një personi. “Më vjen keq që po e them, por Komiteti Ekzekutiv është i zhveshur nga të gjitha kompetencat. Edhe pse është organi më i lartë vendimmarrës, askush nuk jep llogari para KE-së. Ndërkaq, edhe pozicioni i sekretarit të përgjithshëm nuk funksionon më, ose më saktë nuk ekziston. Gjithçka varet nga një njeri i vetëm dhe kjo ka bërë që brenda institucionit të FSHF-së të ketë humbur demokracia. Ky është një problem shumë i madh”, tha Starova gjatë emisionit “Skaner” në ALSAT. Ai është shprehur gjithashtu se është vepruar në mënyrën e gabuar me statutin e FSHF-së, pasi shumë nene aty janë të ekzagjeruara. “Statuti i FSHF-së jo vetëm që përmbush disa nga kërkesat themelore të organizatave ndërkombëtare, por edhe i tejkalon ato, sepse janë miratuar disa nene që nuk kanë lidhje. Unë jam i mendimit që, drejtuesit e klubeve të mblidhen sa më parë të jetë e mundur dhe t’i japin zgjidhje konfliktit, duke rishikuar edhe njëherë statutin dhe pikat që ai përmban”, ka përfunduar trajneri aktual i skuadrës së Besës. Drejtori i Auditit të Brendshëm, Pajtim Shehu, është shprehur se drejtuesit e Federatës, madje vetë kreu i saj, Armand Duka, ka shkelur ligjin. Ai ka thënë se në veprimet financiare të Federatës ka evazion fiskal dhe kjo është e patolerueshme. Shehu ka hedhur hije dyshimi për sa i përket blerjes së ambienteve të FSHF-së, të cilat jo vetëm që rezultojnë se janë pronë e presidentit të saj, Armand Duka, por ka edhe shkelje brenda kontratës, pasi janë deklaruar shuma krejtësisht të ndryshme në kontratën e shit-blerjes. Dhe të gjitha këto, Shehu i bazon në dokumente të marra nga FSHF-ja. Drejtori i Auditit ka thënë se ka parregullsi edhe për mënyrën se si është vepruar me ndërtimin e kompleksit stërvitor në Kamzë. “Të gjitha këto gjëra përbëjnë shkelje, pasi FSHF ka abuzuar me paratë e fituara nga shitja e së drejtës TV, ku shteti ka të drejtë të ushtrojë kontroll”, ka theksuar Shehu në emisionin “Skaner”.
Reagimi Dukës
Armand Duka i është përgjigjur menjëherë akuzave të bëra nga drejtori i Auditit. “Unë nuk e di se për çfarë shkresash po flet ky zotëri, pasi shkresa të tilla nuk i ka marrë asnjëherë nga FSHF. Ndoshta i ka vjedhur natën, sepse ne nuk i kemi dhënë dokumente të tilla, pasi s’kemi pasur as kontakte me të”.
Akeksandër Meksi
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi deklaroi: “Këtu gjithçka është e politizuar dhe futbolli nuk bën përjashtim. Krahasuar me 1996, situatat nuk janë të njëjtat. Atëherë ne nuk i njihnim mirë statutet e ndërkombëtarëve, por unë sapo mora vesh, bëra gjithçka që të riktheheshim. Tani gjërat kanë ndryshuar”.