Super-Skela gjunjëzon Herta Berlinin
• Ervin Skela i ka dhënë fitoren skuadrës së Kotbusit dje me dy golat që i shënoi Hertës së Berlinit, takim që përfundoi 2-1 në favor të skuadrës së shqiptarit.
Ai ishte lojtari më i mirë në fushë, pasi jo vetëm që vendosi fatet e ndeshjes, por pati edhe disa mundësi të tjera për të shënuar dhe shërbeu mjaft mirë për shokët e sulmit në tre raste. Mesfushori i Kombëtares shqiptare i ka dhënë mundësi ekipit të Energi Kotbus në luftë për të mbetur në Bundesligë. Ndeshja ka filluar keq për Kotbusin pasi kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar të parët në avantazh me golin e Mineiro në minutën e 21-ë. Në të 41-ën Skela ka ekzekutuar për mrekulli një gjuajtje të lirë nga një largësi prej 20 metrash duke barazuar rezultatin në 1-1. Në minutën e 62-të Kotbus fitoi një penallti dhe përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e 11-metërshit e mori mesfushori shqiptar i cili nuk gaboi, pasi e çoi me mjeshtëri topin në rrjetë. Me këtë fitore skuadra e Energi Kotbus është larguar nga zona e rrezikshme për rënie në kategorinë e dytë dhe aktualisht renditet në pozitën e 15-të me 24 pikë nga 26 ndeshje. Hamdi Salihi shënoi dje përballë Salzburgut të Trapatonit golin e tij të 12-të në kampionatin austriak, por skuadra e tij, Riedi u mund nga Salzburgu me rezultatin 2-1. Bomberi shqiptar shkurtoi diferencën e golave në minutën e 63-të të ndeshjes, por Riedi nuk arriti të shënonte një tjetër gol për të evituar humbjen. Në këtë takim pritej të ishte i pranishëm në stadium edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han, i cili kishte njoftuar se do të shikonte nga afër Salihin në këtë ndeshje, por ai nk ka qenë në stadium. Kjo është surpriza e dytë e hidhur që i bën tekniku i Kombëtares shqiptare bomberit shkodran. Ani vendosi të mos e grumbullonte futbollistin në ndeshjen miqësore që duhet të luante Shqipëria kundër Moldavisë më 26 mars, e cila u anulua për shkak të pezullimit të Shqipërisë nga FIFA. Ky ishte goli i 12-të për Salihin në kampionat dhe i 14-i gjatë këtij sezoni, pasi sulmuesi 24 vjeçar ka shënuar dy herë edhe në Kupën UEFA. Aktualisht Salihi renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë ë Bundesligës austriake pas Aleksander Zickler që ka shënuar 15 gola