Dinamo flak Zuletën, akord me Daliç
Marselo Zuleta ikën dhe në vend të tij vjen Zlatko Daliç.
Kjo është lëvizja që drejtuesit e Dinamos vendosën të kryejnë mbrëmjen e së martës, menjëherë mbas përfundimit të ndeshjes së Champions-it ndaj Modriçës, e humbur nga blutë 2-0. Ndeshja e së martës, në fakt, nuk ka qenë e para midis Dinamos dhe trajnerit kroat. Përpara dhjetë ditësh, gjatë një udhëtimi pune në Kroaci, presidenti Sulaj është takuar me mikun e tij, menaxherin Idriz Sulejmani, për të biseduar rreth mundësisë së nënshkrimit me trajnerin Zlatko Daliç, i shkarkuar më 1 korrik mbas eliminimit të Rijekës nga Intertoto. Gjatë kësaj bisede të parë, të zhvilluar në Kroaci presidenti i bluve i ka premtuar Daliçit pankinën dinamovite në rast të një rezultati negativ në ndeshjen e parë të Champions-it. Menjëherë mbas përfundimit të ndeshjes Sulaj ka mbajtur premtimin duke e emëruar në krye të pankinës së Dinamos, për dy vitet e ardhshëm. Zv/trajneri aktual i bluve, Artan Mërgjyshi, do të jetë trajneri i Dinamos për ndeshjet e kthimit të bluve në Champions ndaj Modriçës. Daliç do të jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakëve, por do të qëndrojë vetëm në tribunë. Drejtimin në mënyrë zyrtare Daliç do ta marrë vetëm mbas 28 korrikut, datë në të cilën do të prezantohet edhe Dinamoja e re për sezonin 2008-2009.