E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani imiton Salihin, gol dhe karton të kuq

Ka shënuar gol dhe më pas është ndëshkuar me karton të kuq. Pas Hamdi Salihit, tashmë është Edmond Kapllani që përsërit të njëjtën situatë. 

Në ndeshjen e djeshme miqësore mes Karslruhes dhe SV 08 Kupenheim (6-1), sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e dytë për Karlsruhen në minutën e 27-të, por gjashtë minuta më pas është ndëshkuar me karton të kuq. Ai ka shkaktuar një ndërhyrje të ashpër në dëm të një futbollisti kundërshtar dhe më pas është ndëshkuar menjëherë me të kuq. Trajneri i Karlsruhes nuk i ka kushtuar shumë rëndësi këtij episodi, por është mjaftuar me disa komplimente në adresë të skuadrës për paraqitjen e mirë në këtë test miqësor. Ndeshjen e ndoqën 4500 fansa të skuadrës së Karlsruhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›