Vizita te Bush, “Takimi vulos suksesin e Kosovës”
Liderët kosovarë u nisën dje drejt SHBA për të marrë pjesë në takimin historik me presidentin amerikan Xhorxh Bush, një vizitë që sipas tyre, vulos suksesin e Kosovës.
Takimi me presidentin e vendit më të fuqishëm në botë, që ka mbështetur që në fillim hapat për pavarësinë e Kosovës, do të zhvillohet më 21 korrik, por më 18 korrik, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi do të takohen me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs. Takimi është shumë domethënës për Kosovën dhe në të do të diskutohet rruga e vizionit euroatlantik të Kosovës, bashkëpunimi i mëtejshëm me SHBA, shqetësimet që ka Kosova por së pari, duke prezantuar suksesin e arritur deri tani. Para nisjes për në SHBA, Sejdiu dhe Thaçi e vlerësuan lart ftesën e presidentit amerikan për takim në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tyre, ky takim dëshmon për mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë amerikane në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Sipas presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Bush do të jetë historik. "Janë takime jashtëzakonisht të rëndësishme për ne. Mund të them lirisht se është një moment historik për marrëdhëniet tona, duke pasur parasysh edhe gjithë investimet tepër, tepër të rëndësishme që SHBA-ja ka bërë për Kosovën, flas në të gjitha fushat dhe në atë që është kryesore, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", tha presidenti Sejdiu. Edhe kryeministrit i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar si një vizitë historike. Sipas tij, ky takim do të vulosë suksesin e arritur në Kosovë. "Kjo është një vizitë që do ta vulosë suksesin e Kosovës, por edhe që do t'i hapë rrugë vizionit tonë euroatlantik. Një sukses ky që është i ndërlidhur drejtpërdrejt me rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së, prej presidentit Bush i vjetri, administrata e presidentit Klinton, presidenti Bush aktual", tha Thaçi duke shtuar se Kosova përulet me respekt para qeverisë dhe popullit amerikan. Presidenti Fatmir Sejdiu njoftoi se në takimin me presidentin amerikan do të bisedohet për bashkëpunimin e mëtejshëm të Kosovës me SHBA-në. “Një falënderim të veçantë të angazhimeve të mëtejme të tyre, për gatishmërinë që të jenë në krah, mbështetës të fuqishëm, për ecjen e suksesshme të Kosovës në të gjitha rrafshet". Thaçi tha se në takimin me presidentin Bush dhe me sekretaren amerikane, Rajs, do të bisedohet për të arriturat në Kosovë, si dhe për shqetësimet që i ka Kosova. Analistët politikë e kanë vlerësuar takimin e presidentit amerikan, Bush me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi si një legjitimim ndërkombëtar që presidenti Bush i bën lidershipit kosovar.
Thaçi: Komunat të dorëzojnë projektet për fonde
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar komunat e të gjitha etnive që të paraqesin projektet e tyre të zhvillimit që kanë nevojë për investime, duke sqaruar se për çdo cent të shfrytëzuar nga donacionet ndërkombëtare do të kërkohet llogari. Thaçi i porositi kryetarët e komunave të Kosovës që të menaxhojnë mirë donacionet, që iu dhanë Kosovës në konferencën e donatorëve në Bruksel. "Kosova përfitoi një shumë të madhe donacionesh ashtu edhe siç ka pritur, mirëpo, në të njëjtën kohë është shtuar edhe përgjegjësia për institucionet e saj. Menaxhimi i këtyre mjeteve do të jetë transparent. Do të ketë llogaridhënie për çdo cent të shfrytëzuar", tha Thaçi. Qeveria e Kosovës ka vendosur të formojë një komision të posaçëm në mënyrë që ndarja e mjeteve nga donacionet të bëhet në mënyrën e duhur. Sipas analistëve, ndihma financiare që iu dha Kosovës në konferencën e donatorëve, nga analistët është cilësuar si një kthesë e madhe në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo nëse qeveria, thonë ata, do të dijë t'i menaxhojë mirë mjetet. Sipas analistëve, ky është një shans që Kosova të mund të përfitojë mjete të tjera edhe nga mekanizmat e tjerë financiarë ndërkombëtarë. Kosova tashmë ka aplikuar për anëtarësim në FMN dhe në Bankën Botërore.