Lëvizja, Edgar Çani transferohet tek Askoli
Edgar Çani, sulmuesi shqiptar i talentuar është transferuar në formë huazimi nga Palermo te Askoli.
Bardhezinjtë e kërkonin prej kohësh sulmuesin 19-vjeçar dhe dje kanë arritur të kryejnë transferimin. Sezonin e ardhshëm Çani pritet të luajë më shumë, pasi te Palermo nuk pati mundësi që të aktivizohej rregullisht. Askoli luan në Serinë B, por ky nuk është një problem për futbollistin, i cili tani synon që të japë maksimumin e tij dhe të rikthehet sa më shpejt në Serinë A. Edgar Çani prej kohësh ka marrë një ftesë nga përfaqësuesja shqiptare U-21, por deri tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Tekniku i Shpresave, Artan Bushati, e ka thirrur atë edhe për takimin kundër Greqisë më 20 gusht, që do të luhet në Elbasan dhe është në pritje të përgjigjes së futbollistit. Ai cilësohet si pasardhësi ideal i Kristian Vierit dhe do të jetë futbollisti i dytë shqiptar që vesh fanellën e Askolit, pas Ervin Skelës, i cili luajti dy sezone më parë me bardhezinjtë.