Dinamo, marshim drejt titullit
Dinamo arriti një fitore minimale me shumë vuajtje ndaj Flamurtarit të vendit të fundit në “Qemal Stafa”, falë një goli të realizuar nga argjentinasi Rafael Soza. Dinamo vazhdoi e sigurt konfirmimin drejt titullit kampion, duke regjistruar fitoren e dhjetë në 12 takime e duke ruajtur të pastër “virgjërinë” e saj në kolonën e humbjeve. Një takim i vështirë për kryesuesit absolutë të kampionatit i zgjidhur vetëm pesë minuta përpara përfundimit të takimit të gjykuar nga Lorenc Jemini (“xhaketa” me më shumë takime në këtë sezon). Argjentinasi Rafael Soza shënoi në minutën e 85-të, një gol që në fakt ka për bashkëautorësi në prekje edhe të Sebino Plakut. Kjo ishte fitorja e 65-të në 118 ndeshje historike me Flamurtarin (26 fitore, 27 barazime). Dinamo u ngjit në kuotën e 352 pikëve (nga 39 të mundshmet), duke krijuar një diferencë prej +13 pikësh nga Besa e vendit të dytë, që nga e saj pret të dielën Shkumbinin në Kavajë. Flamurtari pësoi humbjen e 7-të sezonale, duke mbetur sërish i fundit, në një situatë të vërtetë krize për fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë.
EKUILIBËR NË FIER
Vllaznia ia doli të marrë një pikë shumë të çmuar në transfertën e vështirë me Apoloninë (1-1) në Fier, në takimin e javës së 13-të të Superligës. Mbrojtësi Elvin Beqiri shënoi në minutën e 12-të për miqtë nga Shkodra, gol që mbylli edhe pjesën e parë në “Loni Papuçiu”, duke e shqetësuar jo pak trajnerin Hasan Lika në sfidën kundër ish-skuadrës të cilën e drejtoi në pesë javët e parë të këtij sezoni. Për mbrojtësin e Kombëtares ky ishte goli i tij të parë sezonal. Apolonia ia doli të barazojë në minutën e 12-të të pjesës së dytë, falë një goli të realizuar nga 23-vjeçari Agim Meto, i cili shënoi golin e tij të tretë sezonal. Meto është golashënuesi më i mirë shqiptar në radhët e Apolonisë, pasi dy më të mirët janë serbi Mlladen Bërkiç (4 gola) dhe boshnjaku Sead Haxhibuliç (p4 gola). Ky ishte barazimi i 12-të në 65 ndeshje midis dy ekipeve, 13 fitore Apolonia, 40 fitore Vllaznia. Madje edhe barazimi i tyre i fundit ka përfunduar po 1-1, por gati shtatë vjet më parë, më 21 dhjetor 2002.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13
04.12.2009
Kastrioti-Teuta 1-2
05.12.2009
Apolonia – Vllaznia 1-1
Agim Meto 56’ / Elvin Beqiri 12’
Dinamo-Flamurtari 1-0
Rafael Soza 85’
Gramozi-Laçi 1-2
Genc Hyseni 90’+1 / Arlind Nora 77’, Kelvin Jushi 90’
06.12.2009
Skënderbeu-Tirana
Besa-Shkumbini
RENDITJA
1 Dinamo 13 35
2 Besa 12 22
3 Apolonia 13 21
4 Tirana 12 20
5 Teuta 13 19
6 Laçi 13 16
7 Kastrioti 13 16
8 Shkumbini 12 15
9 Skënderbeu 12 12
10 Vllaznia 13 12
11 Gramozi 13 11
12 Flamurtari 13 10
Thriller në Ersekë, Gramozi konteston gjyqtarin
Gramozi pësoi një humbje të hidhur në Ersekë me Laçin (1-2), humbja e gjashtë sezonale dhe e dyta në shtëpi. Pas një pjesë të parë pa gola ishte sulmuesi me përvojë i Laçit, Arlind Nora, ai që çeli serinë e golave, duke realizuar në minutën e 77-të. Për gjirokastritin ky ishte goli i tij i katërt sezonal. Gramozi befasohet, por djemtë e Agim Canajt nuk arrijnë të shmangin golin e dytë të realizuar nga 20-vjeçari Kelvin Jushi pikërisht në minutën e 90-të. Një minutë më pas, kosovari Genc Hyseni shkurtoi diferencën, por pas tij erdhi edhe “bilbili” i fundit i Kridens Metës, ndaj të cilit stafi dhe tifozeria kolonjare mbetën plotësisht të pa kënaqur. Laçi ngjit në kuotën e 19 pikëve (vendi i 6-të), ndërkohë që Gramozi mbeti në atë të parafundit.
7 Dhjetor 2009