Salihi, goli është një profesion
Hamdi Salihi me golin e tij në fitoren 3-1 kundër Kapfenbergut kurorëzon Rapidin e Vjenës si “kampione e dimrit” në Austri.
Kryesuesit e Superligës tashmë ka tre pikë më shumë dhe me një golaverazh më të mirë prej gjashtë golash me shumë se pasuesi i tij, Salzburgu. Kapiteni i Rapidit, Stefen Hofman (18’) me penallti, Nikica Jelaviç (34’) dhe Hamdi Salihi (85’) shfrytëzuan rastet e krijuara, ndërsa Marek Heinc (78’) me golin e tij e bëri më tërheqës takimin. Salihi shënoi golin e tij të nëntë me 11 ndeshjen me fanellën e Riedit, duke realizuar kështu edhe golin e tij të 11-të, duke përfshirë edhe dy me ish-skuadrën e tij, SV Ried, përpara se të transferohej në limitin e merkatos te rekordmenët austriakë.
Inter bie në Toriono, Milan argëtohet me Sampdorian
Interi ra në Torino, duke humbur 2-1 me Juventusin, në një ndeshje plot emocione, ku u dhanë dy kartonë të kuq, një për trajnerin e zikaltërve, Hoze Murinjo dhe një për futbollistin e Juventusit, Felipe Melo, i cili nga ana e tij shënoi dhe golin e parë për bardhezinjtë e Çiro Ferrarës në minutën e 20-të. Samuel Eto’o barazoi shifrat në 1-1 në të 26’, por “Zonja e vjetër” kaloi sërish në avantazh me anë të Markizios në minutën e 58-tëe, duke firmosur dhe humbjen e Interit. Milani fitoi 3-0 me Sampidorian, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon në Serinë A, e duke qenë tani vetëm 4 pikë larg Interit të vendit të parë. Tre golat e realizuar nga formacioni i Leonardos u shënuan brenda 23 minutave të para të ndeshjes: Borielo (2’), Sedorf (21’) dhe Pato (23’).
7 Dhjetor 2009