E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mobile Advertising” shërbimi më i ri nga “Cosmote”



Kompania “Cosmote” ka prezantuar një shërbim të ri dhe shumë novator për tregun e Europës Jug Lindore, “Mobile Advertising”. “Cosmote”, me botën e abonentit në fokus, krijon me “Mobile Advertising” një mjet të targetuar komunikimi për kompanitë dhe reklamuesit, njëkohësisht abonentëve të vet u jep mundësinë të informohen në lidhje me ofertat, produktet dhe shërbimet e reja. Ky shërbim do të hidhet në treg gjatë tremujorit të parë të vitit 2010. Fillimisht ai do të ofrohet nëpërmjet “My View” të “Cosmote”-së duke ja ofruar këtë shërbim shumë shpejt edhe nëpërmjet kanaleve e tjera të komunikimit të kompanisë (SMS, MMS, interneti, etj.), me qëllim ofrimin e një platforme publicitare ndër-kanalëshe. “Mobile Advertising” i “Cosmote”, implementohet në bashkëpunim me kompaninë “Out There Media”, e specializuar në shërbime të tilla në Europë, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e hapësirës publicitare, si dhe për komunikimin “B2B” (biznesi për biznesin), në përputhje me standardet e larta të kompanisë. Drejtoresha e përgjithshme e “Out There Media”, zonja Kerstin Trikaliti, komentoi: “Bashkëpunimi ynë me ‘Cosmote’ ka rëndësi strategjike për sektorin në tërësi dhe çel një kapitull të ri të zhvillimit të ‘Mobile Advertising’ në Greqi. Presim një bashkëpunim të suksesshëm e të frytshëm”. “Në sajë të pozicionit tonë lider në treg, hedhim në treg një platformë të re dhe dinamike reklamimi dhe kështu u ofrojmë abonentëve tanë informacion të plotë për produktet dhe shërbimet që u interesojnë, ndërsa kompanive publicitare një mjet ideal marketingu. Zhvillimi i ‘Mmobile Advertising’ mendohet të kontribuojë në rritjen e mëtejshme e të ardhurave të ‘Cosmote’”,- deklaroi zoti Mihalis Tsamaz, drejtori i përgjithshëm i Grupit “Cosmote”.

Shqipëria drejtuese e CEFTA-s në vitin 2010

Mali i Zi ishte drejtuesi i radhës në takimin e Kryeministrave të vendeve të “CEFTA”-s (Central European Trade Agreement), i zhvilluar dy ditë më parë në Budva. Shqipëria u përfaqësua në këtë takim nga Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Pasi paraqiti një tablo të zhvillimit ekonomik të vendit, ministri Prifti vlerësoi se gjatë dekadës së fundit, vendet anëtare të CEFTA-s gëzojnë një rritje të madhe ekonomike dhe një zhvillim social shumë të shpejtë. Ndërkohë që Shqipëria arriti të shmangë krizën ekonomike, ajo sot paraqitet si shteti me rritjen më të lartë ekonomike në Europë. Një mjedis më i përshtatshëm për biznesin, si ulja e taksave, zbutja e burokracive, ekonomia e hapur, tregu i lirë, etj., kanë qenë mekanizmi i zhvillimit dhe i rritjes ekonomike në vend, u shpreh Ministri Prifti. Ky takim, theksoi Prifti, është i rëndësisë së veçantë pasi po zhvillohet në një situatë tepër kritike për ekonominë botërore. Edhe pse vendet anëtare të “CEFTA”-s gëzojnë mundësinë e lëvizjes së lirë të mallrave, vihet re një ulje e theksuar e volumit të shkëmbimeve të mallrave midis tyre. Ministri Prifti shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për plotësimin e angazhimeve të iniciuara në bazë të marrëveshjes së “CEFTA”-s si: funksionimi i prokurimeve publike shqiptare, krijimi dhe zbatimi transparent i rregullave të konkurrencës, liberalizimi i mëtejshëm i tregtisë dhe shërbimeve, etj., duke i përcaktuar këto instrumente si tepër frutdhënëse në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. Shqipëria do të jetë drejtuese në takimin e vitit të ardhshëm me vendet e “CEFTA”-s për eliminimin e barrierave jo-tarifore për biznesin.

INSTAT: Kostoja e prodhimit rritet me 0.7 për qind

Tremujori i tretë i vitit 2009 ka shënuar një rritje të indeksit të prodhimit me 0.7 për qind. Instituti i Statistikave publikoi Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë 2009. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -0.01 për qind. Industria Nxjerrëse shënoi një ulje prej 0.6 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në aktivitetet “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 0.1 për qind dhe “Nxjerrja e produkteve joenergjetike” me 0.9 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 1.0 për qind. Brenda saj mund të përmendim rritjen e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Industria ushqimore” me 1.4 për qind, “Prodhimi i drurit dhe artikujve me dru përveç mobilieve” me 1.5 për qind, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” me 2.4 për qind. Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetet e tjera si: “Industria tekstile”, “Industria e letrës, kartonit, botime”, “Fabrikimi i mobilieve, shërbime të tjera” kanë shënuar ulje përkatësisht me 3.3 për qind, 0.4 për qind dhe 0.6 për qind.

Përditësimi i fundit: 04.12.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.70%
12M 12-mujor 7.81%
6M 6-mujor 6.71%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.13%
1Ë njëjavor 4.68%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 5.97%
o/n njëditor 5.70%
12M 12-mujor 9.57%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.19%

7 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›