Festivali i Venecias
Temat e forta kanë triumfuar në Venecia. Edicioni i 66-të i mbushur me parakalime VIP-ash, premiera, polemika politike, por edhe lajme gossip, është mbyllur me një ceremoni për më të mirët. Luani i Artë ka shkuar për filmin izraelit "Lebanon" të Samuel Maoz. Një histori e vërtetë mbi luftën e Libanit në vitin 1982. Një makinë ushtarake dhe një skuadër parashutistësh ngarkohen me misionin për të zbuluar terrenin e një qyteti të bombarduar nga avionët izraelitë. Ushtarakët humbin kontrollin e misionit dhe gjithçka kthehet në një kurth vdekjeje. Heronjtë janë katër djem 20-vjeçarë, të gatshëm për të luftuar dhe sakrifikuar. Një histori që regjisori e ka përjetuar në kurrizin e tij. Ishte rreth të njëzetave kur Maoz, në rreshtin e parë të ushtarëve izraelitë që çanë drejt kufirit të Libanit në korrik të 82-it. I përfshirë në përleshjet e para, i plagosur lehtë në këmbë, regjisori i ardhshëm do ta shënonte këtë episod, derisa dy vjet më parë nuk do të ngurronte të përballej me kujtesën personale, por edhe kolektive të gjeneratës së tij. Me vonesë në ceremoninë e çmimeve, Maoz ia ka dedikuar këtë film "qindra personave në botë që kthehen nga lufta ashtu si unë, gjallë e me shëndet. Njerëz që martohen, bëjnë fëmijë, por brenda, kujtimet u mbeten të murosura në zemër". Bota islame, me fenomene të forta sociale mbetet një grishje e vazhdueshme jo vetëm për krijuesit, por edhe publikun. Ende në zbulim e sipër. Regjisorja iraniane, Shrin Neshat, jo vetëm që solli një temë të tillë në këtë edicion, por fitoi edhe "Luanin e Argjendtë" për regjinë më të mirë. "Women Without Men"(Gra pa burra) i kushtohet pozitës shoqërore të gruas në vendet islamike. E njohur për serinë e saj fotografike "Gratë e Allahut", veshur me rrobë jeshile, simbol i revolucionit në Iranin e ditëve të sotme, Neshat ka folur për një "mesazh lirie e demokracie. Ky është një film për vendin tim ku çdo ditë luftohet për demokracinë. Shpresoj që njerëzve t‘u jepet ajo që meritojnë". Pas dy temave të forta, çmimi i radhës ka shkuar për
"Soul Kitchen"(Kuzhina e shpirtit) i regjisorit Fatih Akin, një nga filmat më të duartrokitur, veçanërisht nga të rinjtë. Akin i është dhënë Çmimi Special i Jurisë. Jashtë çdo parashikimi, Kupa Volpi për Aktoren më të mirë i ka shkuar aktores me origjinë ruse, Ksenia Rappoport, për interpretimin në filmin "La doppia ora"(Ora e dyfishtë) e Giuseppe Capotondi. Ka qenë sërish një femër që ka marrë çmimin Marcello Mastroianni për aktorin-aktoren emergjente. Fituesja është Jasmine Trinca, pjesë e kastit të filmit të Placido-s, "Il grande sogno"(Ëndrra e madhe), i cili ngjalli edhe debate në median vendase. Kupa Volpi për Aktorin më të Mirë Mashkull ka shkuar për Colin Firth, protagonist i filmit të Tom Ford, "A Single Man"(I vetmuari),një pelikulë kushtuar temës aktuale të homoseksualitetit. "Life During Wartime" i Todd Solondz, kandidat për "Luanin e Argjendtë", është kënaqur vetëm me çmimin "Osella" për skenarin më të mirë. Ndërsa Çmimin për Skenografinë më të Mirë e ka marrë Sylvie Olive për "Mr. Nobody" (Zoti Askush) me regji të Jaco Van Dormael. Në sesionin "Orizzonti" fitoi çmimin "Luigi De Laurentis, Opera prima" filmi filipinas "Engkwetro". Çmimi "Controcampo Italiano" ka shkuar për "Kozmonauti" i Susanna Nicchiarelli, ndërsa dedikimi special i po të njëjtit çmim i është dhënë "Negli occhi"(Në sy) i Daniele Anzellotti e Francesco Del Grosso.