E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, një “nëndetëse” perfekte



Dinamo e Shkëlqim Muçës funksionon në mënyrë perfekte. Pesë ndeshje midis kampionatit e Kupës së Shqipërisë dhe pesë fitore. Për më tepër që blutë janë shndërruar në një makinë e papërmbajtshme golash e me një goleador të talentuar si lushnjari Fatjon Sefa. Dinamo fitoi 3-1 me Apoloninë në një ndeshje të mbyllur nga të dy ekipet me nga dhjetë lojtarë, pasi Bakaj e Shoshi u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 81-të.
Fatjon Sefa shënoi golin e parë për blutë (41’), të dyfishuar nga Elis Bakaj (77’) e vulosur në minutat e fundit nga Sebino Plaku në të 90’ (goli i tij i 11-të me Dinamon). Për Apoloninë realizoi E. Haxhibuliç në minutën e 85-të.
Edhe në përballjen e fundit në kryeqytet, ajo e fazës së dytë kishte përfunduar 3-2 (3 gola të Sefës për blutë). E treta fitore rresht me fierakët, përfshirë edhe atë të fazës së parë në Fier (0-2).
Nëntë pikë të plota për kampionët në fuqi, që po dëshmojnë se janë një ekip tjetër nga ai që kishte përgatitur kroati i larguar Zlatko Daliç. Humbjet me Tiranën e Partizanin, duken se tashmë janë një kujtim i largët.

Fiton Skënderbeu, barazon Laçi

Skënderbeu iu rikthye fitores në derbin me Bilisht Sport (2-0), teksa trajneri i korçarëve, Indrit Fortuzi, fitoi sfidën me Naume Lamçefskin, teknikun e devollinjve, në javën e 20-të të Kategorisë së Parë.
Skënderbeu “rikuperoi” edhe dy pikë të tjera ndaj Laçit të vendit të dytë, pasi skuadra e Edi Martinit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Pogradec (0-0). Pas 20 javësh, Skënderbeu kryeson me 46 pikë, i ndjekur nga Laçi, me tri pikë më pak, 43.
Kastrioti i vendit të tretë fitoi pastër me Skraparin (3-0). Gramozi fitoi 4-2 me Besëlidhjen në Ersekë. Sopoti mposhti në Librazhd Naftëtarin (2-0). Dajti nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Burrelin.
Turbina theu Adën në Cërrik me rezultatin 3-1. Luftëtari, pa “lëvizur” fare nga Gjirokastra, mori tri pikët e radhës, pasi shorti i kësaj jave e kishte vënë përballë Tërbunit të Pukës. Ndeshja u dha në tavolinë 2-0 për gjirokastritët.

KATEGORIA E PARË
JAVA 20

Turbina-Ada 3-1
Gramozi-Besëlidhja 4-2
Sopoti-Naftëtari 2-0
Kastrioti-Skrapari 3-0
Skënderbeu-Bilisht S. 2-0
Pogradeci-Laçi 0-0
Dajti-Burreli 0-0
Tërbuni-Luftëtari* 0-2
* Fitore në tavolinë

RENDITJA

Legjionarët

CURRI

Sulmuesi kavajas i Erzgeberge Aue, Skerdilajd Curri, u ndëshkua me karton të kuq (18’) në ndeshjen e humbur 0-2 në shtëpi kundër Shtutgarter Kickers, të vlefshëm për Bundesligën e 3-të gjermane. Curri në ndeshjen e fundit shënoi një gol, mori një penallti, dha një asist në fitoren 5-0 kundër Karls Zeis Jenës.

LALA

Amatorët e Hanoverit humbën 1-2 në shtëpi kundër Turkiemsporit. Me ekipin e dytë të 96-ës luajti edhe mesfushori shqiptar Altin Lala. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është në kërkim të minutave dhe gjendjes më të mirë fizike, përpara se të rikthehet me profesionistët në Bundesligën 1.

9 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›