E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona, për një qafë vajzërore nuk mjafton vetëm palestra



Nuk mjaftojnë ushtrimet në palestër dhe as vrapi në ajër të pastër për të nxjerrë fare pa ndrojtje në dukje këmbët dhe fytyrën, sidomos kur flitet për një femër 50-vjeçare që është e famshme në të gjithë globin. Duket qartë dora e bisturisë dhe nuk ka asnjë dyshim që në rastin e Madonës ka ndërhyrje kirurgjikale për të pasur një qafë të tillë sikur të ishte adoleshente. Të paktën kështu e komenton shtypi i huaj diven e muzikës. “Mirror” shprehet në një artikull të vetin se që të arrish të kesh një qafë të tillë jo vetëm që duhet ndërhyrje kirurgjikale, por është e nevojshme të durosh edhe shumë dhembje. Vetëm një seancë më pak se gjysmë ore trajtim kushton jo më pak se shtatë mijë euro.
Në këtë kohë futen nën lëkurë mbajtëse, të cilat tendosin epidermën derisa fytyra të duket perfekte pa shenjat e pashmangshme që krijon vrapimi i viteve. Dhe të mos harrojmë, shfaqja e rrudhave bashkë me humbjen e formës janë ndër pikat më të dobëta të femrave. Ylli amerikan i Popit duket se e ka gjetur marifetin për ta mposhtur dukjen e moshës, madje, siç e shikoni në fotografi, ajo nuk ka nguruar që të shfaqet gjithë krenari para publikut dhe medias në mbrëmjen e çmimeve Oskar. Një nur të veçantë i japin sidomos sytë, që i shkëlqejnë dhe për këtë gjë nuk hyn në punë asnjë ndërhyrje. Mrekullia në fakt qëndron te pasioni që Madona ka për të dashurin e saj të ri, Jezusin.

9 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›