Rama hap librin e Programit të Ri të PS-së për Arsimim në Korçë
Edi Rama ka zgjedhur të hapë librin e Programit të Ri për Arsimin të Partisë Socialiste në qytetin e Korçës, në shtëpinë e mësonjëtores së parë shqipe. Në takimin me mësues të këtij qyteti në mësonjëtoren e parë të gjuhës sonë, Rama ka theksuar së arsimimi është politika më e mirë ekonomike dhe mjeti më i efektshëm kundër papunësisë. “Flasim sot për një papunësi në rritje dhe për mungesën e alternativave për punësim në radhë të parë për të rejat dhe të rinjtë, por nuk mund të ketë një zgjidhje magjike dhe nuk mund të ketë zgjidhje jashtë arsimimit. Arsimimi është armiku më i efektshëm ndaj varfërisë dhe papunësisë. Ajo që do të bëjmë është se do të unifikojmë programet mësimore me një model europian të përafruar, duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë që në të njëjtën kohë të unifikojmë modelin e programeve mësimore me Kosovën. Ne do ta çojmë minimumi 5% kontributin e buxhetit për arsimin”, - tha Rama.
9 Mars 2009