Dinamo shtërngon radhët
05/05/2005 Klubi blu ka filluar të rinovojë kontratat e lojtarëve aktualë, duke u përpjekur të mos lërë asnjë prej tyre që të largohet
Në klubin blu kanë filluar të mendojnë për të ardhmen, që pa përfunduar sezoni i tanishëm. Në fakt, presidenti i Dinamos e tregoi këtë që disa javë përpara, kur ripërtëriu kontratën me golashënuesin senegalez, El Haxhi Gudjabi. Por, drejtuesit e klubit blu po mendojnë që në radhë të parë të ruajnë grupin e lojtarëve që zotërojnë aktualisht. Sipas burimeve zyrtare të klubit blu, të cilët nuk donin që të evidentoheshin, Dinamo ka për të ripërtëritur kontratat me të gjithë lojtarët e saj. “Dinamo ka për të mbajtur në gjirin e saj të gjithë grupin aktual të lojtarëve, duke filluar që nga më i riu i skuadrës- deklaroi zyrtari dinamovit. Ndaj për këtë, ne kemi filluar që tani të ripërtërijmë kontratat me futbollistët tanë”. Pra, mesa duket drejtuesit e Dinamos kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe kërkojnë të mos përsërisin më atë konfuzion që ka mbizotëruar te blutë çdo fillimsezoni. Mungesa e stabilitetit në fillim të sezonit ka qenë për vite me radhë “thembra e Akilit” për blutë, ndaj drejtuesit e klubit kërkojnë që me ripërtëritjen e kontratave, ata të sigurojnë një bazë të shëndoshë, mbi të cilën do të punohet për të ardhmen. Gjithashtu, Dinamo ka për të kryer edhe disa përforcime në disa role kyçe. Një nga këto, për të cilin përflitet shumë kohët e fundit, është ajo e rikthimit të senegalezit Keita, në radhët e bluve. Këtë interesim të bluve e konfirmon edhe zyrtari dinamovit, i cili madje është shumë optimist, duke thënë: “Jemi në tratativa me Keitën dhe besoj se së shpejti, ai do të jetë pjesë e Dinamos”. Në fakt, Dinamo ka për t’u hedhur në merkato, edhe për një sulmues, pasi mesa duket, Alban Bushi nuk ka ndërmend të rrijë në kampionatin shqiptar. Sulmuesi i mirënjohur është me Dinamon vetëm për këtë fundsezoni dhe pastaj është i lirë. Bushi është në tratativa me skuadrën kampione të Qipros “Apoel”, madje për këtë ka kërkuar leje nga klubi blu, duke udhëtuar për në “ishullin e Afërditës” dhe pritet që sot të kthehet në Tiranë.