Një tjetër afrikan te Partizani
05/05/2005 Iv Ngonga është emri i afrikanit më të ri që pritet t’i bashkohet të kuqve në merkaton e verës
Skuadra e kuqe, e dalë nga “lufta” për trofe, duket se e ka ndarë mendjen dhe tema e ditës te kjo skuadër, nuk ka se si të mos jetë merkatoja, që pritet të rinisë me mbarimin e sezonit në fund të majit. Dhe të kuqtë kanë nisur që tani, me planet për të ndërtuar një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm. Edhe pse në ambientet e klubit të kuq ngurojnë të bëjnë të ditur emra konkretë, në po të njëjtët ambiente gëlojnë zërat, për emra të rëndësishëm që pritet t’i bashkohen skuadrës, gjatë muajve të verës. Gjithsesi, emri i parë që ka dalë, ka të bëjë me një futbollist të huaj që pritet të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm. Nuk bëhet fjalë për mesfushorin e Flamurtarit, Sisoko, emri i të cilit vazhdon të jetë i lakuar në ambientet e klubit të kuq dhe me shumë mundësi, do t’i bashkohet Partizanit në verë. Bëhet fjalë për një tjetër afrikan dhe më saktë për një ish-futbollist të përfaqësueses së Kamerunit. Ai quhet Iv Ngonga, është 27 vjeç dhe për disa vite ka qenë pjesë e ekipit Kombëtar të “Luanëve të pamposhtur të Afrikës”, siç njihet ndryshe, skuadra e Kamerunit. Duket se një afrikan do të largohet dhe një tjetër do të afrohet në skuadrën e kuqe. Gjithsesi, mesfushori tashmë mbrojtës i Partizanit, Sasha Delain, ka vendosur që të kontribuojë për skuadrën e kuqe, duke i servirur presidentit të kësaj skuadre, Albert Xhani, edhe emrin e kamerunasit, Iv Ngonga. Pra do të jetë kamerunasi Iv Ngonga, një përforcim i mundshëm i Partizanit për sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari, dikur pjesë e përfaqësueses kamerunase, luan në rolin e mbrojtësit dhe pritet të forcojë këtë repart kaq problematik për të kuqtë, në sezonin që po mbyllet dalëngadalë. Këtë lajm e kemi mësuar nga kongolezi i Partizanit, Sasha Delain, i cili ka bërë të ditur se e njeh mjaft mirë mbrojtësin Ngonga dhe për këtë ia ka rekomanduar edhe presidentit Xhani, gjatë një takimi me të. “Kam patur një takim me presidentin Xhani dhe kemi folur për disa çështje, përfshi këtu edhe merkaton. Siç dihet, e vetmja gjë që i ka mbetur Partizanit është rindërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm, për të konkuruar denjësisht me rivalët e tjerë, Tiranën në radhë të parë. Për këtë i kam rekomanduar presidentit edhe emrin e kamerunasit, Iv Ngonga”- ka bërë të ditur Delain. Ndërkohë, ai ka theksuar se e njeh mirë kamerunasin, pasi bashkë kanë luajtur në Gjermani. Sipas Delain, ai është një mbrojtës mjaft i mirë dhe do të jetë mjaft i vlefshëm për Partizanin. “Me Ngongën njihemi që në Gjermani. Tashmë ai aktivizohet në Oberligë në Gjermani dhe mendoj se është një futbollist mjaft i zgjuar dhe i fortë. Kam mendimin se do të jetë një zgjedhje e mirë për Partizanin”- ka nënvizuar kongolezi i Partizanit, Sasha Delain.