E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo vazhdon të barazojë, rikthehet Besa

 

Kampionët e Dinamos nuk kanë shkuar më larg sesa një barazim 0-0 në transfertën e djeshme në Peqin, kundër Shkumbinit. Blutë e drejtuar nga Daliç tentuan disa herë që të shënonin në portën kundërshtare, por mbrojtja e vendësve të Shkumbinit u tregua e pakalueshme. Ky ishte barazimi i tretë radhazi për ekipin kryeqytetas, dhe e shtata në total gjatë këtij kampionati. Tashmë Dinamo është në kuotën e 19 pikëve dhe është postuar në vendin e pestë. Ky ishte një tjetër hap fals i skuadrës kampione, e cila i është larguar edhe më shumë kreut të renditjes. Ndërkaq, Shkumbini pozicionohet i treti me 20 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Teutës. Trajneri i dinamovitëve, Zllatko Daliç është shprehur i kënaqur për pikën e marrë në Peqin, duke thënë se ky ishte rezultati më i drejtë për këtë ndeshje. Ndërkohë, tekniku i Shkumbinit, Gugash Magani, ka thënë se skuadra e tij e mbivlerësoi Dinamon dhe luajti më e kujdesshme se ç’duhej.
Besa-Bylis 3-0
Besa më në fund mbas shumë javësh rikthehet tek fitorja që të gjithë prisnin duke mundur bindshëm 3-0 ekipin e Bylisit që në Kavajë u shpërfytyrua plotësisht. Ballshiotët megjithëse me lojtarë me emër nuk arritën dot që të përballonin furinë dhe kualitetet e ekipit kavajas që në ndeshjen e djeshme më shumë se kurrë ishin të “etur” për të shënuar. Kështu me këtë fitore kavajasit shmangin ndonjë ndëshkim të mundshëm dhe ngjisin disa shkallë në tabelën e klasifikimit, kujtojmë që javën e kaluar gjendeshin në vendin e 8-të. Ndeshja nisi vrullshëm për djemtë e Ilir Dajës të cilët u treguan tepër të rrezikshëm dhe dhanë sinjalet e para. Në minutën e 8-të do të vinte edhe goli i parë për ekipin verdhezi. Do të ishte një aksion model dhe i ndërtuar me shpejtësi. Progni do të pasonte për Kulin nga djathta dhe kapiteni i kaavajasve do të godiste saktë duke hapur kështu serinë e golave të Besës. Për disa minuta ishin miqtë ata që ushtruan presion në portën e Durës, por pa arritur që të krijojnë raste të pastra shënimi. Deri në fund të pjesës së parë kavajsit do të ishin mjaft të qetë dhe do të arrinin ta administronin avantazhin e krijuar deri më tani duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Pjesa e dytë ashtu si pjesa e parë do t niste vrullshëm për ekipin e Besës dhe në minutën e 54- sulmuesi kosovar Fitim Halitit do të dyfishonte rezultatin. Ishte një krosim i Abilaliajt nga e djathta, i pashfrytëzuar nga Progni por që do të shfrytëzohej nga Haliti, i cili me portën e boshatisur do të dërgonte topin në rrjetë, duke shënuar kështu golin e dytë personal me ekipin kavajas. Mbas këtij goli ekipi ballshiot do të shpërfytyrohej dhe gabimet e tyre do të ishin të shumta. Ata nuk do të ishin në gjendje të reagonin përballë një Bese e cila tashmë kishte marrë nën kontroll lojën. Vetëm pak minuta më pas në të 65-ën Abilaliaj do të shënonte golin e 3-të për Besën.

Java e 13-të
Të shtunën 
Elbasani–Flamurtari    0-0
Lushnja–Apolonia     3-1
Vllaznia–Partizani     2-1
Tirana–Teuta     1-2

Dje
Shkumbini–Dinamo     0-0
Besa–Bylis     3-0
Kuli 8’, Haliti 44’, Abilaliaj 65’

RENDITJA

VLLAZNIA    25
TIRANA    23
SHKUMBINI    20
TEUTA    20
DINAMO    19
BESA    19
ELBASANI    18
FLAMURTARI    17
BYLIS    15
APOLONIA    12
LUSHNJA    11
PARTIZANI    8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›