E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një familje apel për djalin e paralizuar

 

ULEZ – I lënduar në një aksident në Greqi 8 vjet më parë, Dritan Miza nga fshati i thellë Lundër në Ulëz, bën apel për ndihmë. Sipas familjarëve të tij, Dritani 30-vjeçar, emigroi jashtë vendit për të ndihmuar familjen e tij me 11 anëtarë kur ishte vetëm 15 vjeç. Mirëpo fati nuk ishte në anën e tij. Në moshën 22-vjeçare, teksa udhëtonte me motor për në vendin e punës në Greqi, aksidentohet rëndë. Babai i tij, Nikoll Miza, mjaft i shqetësuar tregon: “Dritani u është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalet greke, kur për 3 muaj ishte në gjendje kritike për jetën. Më pas u shtrua sërish në spitalin e Rrëshenit. Sipas mjekëve specialistë ai ka dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore dhe nuk ka mundësi të lëvizë. Ata thonë se nëse mund të dërgohet jashtë ka një fije shprese për të”, thotë i ati, duke kërkuar ndihmë publike nga institucionet shëndetësore për djalin e tij.                           h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›