E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinjo: Evitohet vjedhja e 800 mijë eurove

Hakersat

Një haker ka tentuar të vjedhë 800.000 euro nga një llogari bankare e Ronaldinjos, por është identifikuar dhe bllokuar. E përditshmja katalanase “Sport”, referohet se një haker, i mbiquajtur “Everton CR”, ka mundur të hyjë në postën elektronike të Miguelina de Assis, mamasë së futbollistit të Milanit. Mes “e-mail”-eve, ka gjetur gjurmët e një operacioni bankar. Prandaj, ka provuar të transferojë 800.000 euro nga një llogari e yllit brazilian tek ajo e një bashkëpunëtori të tij. Për bllokimin e mashtrimit ka ndihmuar motra e Ronaldinjos, e cila “in extremis” ka ndaluar operacionin. Krimineli do të gjykohet javën e ardhshme në Barcelonë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›