Kapelo i heq Territ shiritin e kapitenit
Kombëtarja angleze
Xhon Terri nuk do të jetë më kapiteni i përfaqësueses angleze të futbollit. Gjithçka është vendosur pas një takimi që trajneri Fabio Kapelo ka zhvilluar me mbrojtësin në zyrat e Federatës Angleze në stadiumin “Uembli”. Heqja e shiritit është “fatura” që Terri po paguan për skandalet seksuale, fillimisht me modelen Vanesa Perronçel, ish e fejuara e Ujen Brixh (shokut të Kombëtares), por edhe me bashkëshorten e një lojtari të Premierligës. FA ia kishte deleguar Kapelos vendimin për këtë çështje dhe duket se trajneri zgjodhi të “ulte në detyrë” Terrin, në mënyrë që të mos prishte ekuilibrat brenda skuadrës. Prej kohësh, opinioni publik, por edhe qeveria britanike kishte ushtruar presion që ndaj kapitenit të çelsit të merrej një masë ndëshkimore, pasi lojtari ka humbur besueshmërinë.
#