E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo për Balotelin: Ka vetëm një neuron

Inter

Gjatë prezantimit të MekDonald Marigas, blerjes më të re të Interit, trajneri Zhoze Murinjo nuk ka humbur rastin që të sulmojë ashpër Mario Balotelin. Edhe pse drejtuesi i stolit zikaltër nuk ka përdorur emra, krahasimi ishte i dukshëm: “Mariga ka më shumë se një neuron, ndryshe nga dikush tjetër që ka vetëm një, ishin fjalët e luzitanit. Duke u stërvitur me yjet e Interit dhe duke marrë shembullin e tyre, MekDonald do të mësojë si të bëhet një kampion”. Më tej ai theksoi: “Nëse stërvitesh përkrah Zanetit apo Kambiasos dhe nuk përmirësohesh, ke vetëm një neuron, megjithatë mesfushori ynë i ri ka miliona”. Më tej, Murinjo ka refuzuar t’i përgjigjet interesimit të mediave për gjobën që klubi i ka vendosur Balotelit, pasi lojtari protestoi në momentin e zëvendësimit në takimin me Fiorentinën.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›