Dua të kthehem te Barcelona
çesk Fabregas
Barcelona dhe Reali i Madridit vazhdojnë garën për afrimin e kapitenit të Arsenalit, çesk Fabregas. Ndërkohë, gazeta katalane, “Sport”, ka publikuar një artikull ku mesfushori i talentuar shprehte dëshirën për t’u kthyer te “blaugranat”. “Barcelona është qyteti më i bukur në botë për të jetuar dhe cilësia e jetës është e jashtëzakonshme. Londra, edhe pse spektakolare, ka një klimë që nuk më pëlqen. Nuk e kam fshehur asnjëherë dëshirën se dua te Barça, sepse ëndërroja të luaja me këtë skuadër qëkur isha fëmijë, por jetës nuk i dihet”, deklaroi 22-vjeçari.
#