Udhëtimi në kohë, i pamundur

Fizikanët kanë vërtetuar se një foton nuk mund të udhëtojë më shpejt se sa shpejtësia e dritës, gjë e cila dëshmon se udhëtimi në kohë është i pamundur.
Du Shengwang, profesor në universitetin e shkencës dhe teknologjisë së Hong Kong, vërteton se një foton i bindet ligjit të trafikut të universit njësoj si valët elektromagnetike.
Ai ka thënë se fotoni i bindet teorisë së shkencëtarit Albert Ajnshtajn, sipas së cilës asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se drita.
Mundësia e udhëtimit në kohë u hipotizua një dekadë më parë kur shkencëtarët zbuluan përhapjen superluminale (më shpejt se drita) të pulsimeve optike në një lëndë specifike.
Kohë më pas u zbulua se ishte vetëm një efekt vizual, por gjithsesi shkencëtarët besonin prapë se një foton mund të udhëtonte më shpejt se shpejtësia e dritës.
Studimi tregoi se fotoni i bindet limitit të shpejtësisë së dritës, gjë që konfirmon kauzalitetin e Ajnshtajnit; që efektet nuk mund të ndodhin para shkakut.