E Diel, 1 Nëntor 2026

Dioksidi i azotit në ajrin urban po rritet frikshëm

Autori i Lajmit: red.
Sipas kimistit të ISHP-së, Agron Deliu, vazhdon predominimi i përmbajtjes së grimcave totale (LNP) e atyre të respirueshme (PM10) në atmosferat urbane të tri qyteteve të monitoruara dhe nuk vërehet ndonjë ulje ose ngritje statistikisht e besueshme e përmbajtjes së tyre. Ndaj normave të lejuara të vendeve të BE-së ato janë respektivisht 2- 3.5 herë më të larta. Këto vlera janë ndër më të lartat absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Gjithashtu, po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe përmbajtja e dioksidit të azotit NO2 në ajrin urban të këtyre qyteteve, si rezultat i shtimit të trafikut automobilistik. Në Tiranë përmbajtja mesatare e tij është më e lartë se norma e lejuar në vendet e BE-së, pra veç grimcave në Tiranë po bëhen problem shëndetësor edhe gazet e shkarkuara nga automjetet. Në Korçë (stacioni tek Biblioteka e qytetit) dhe Vlorë (poliklinika e qytetit) po ashtu përmbajtja e dioksidit të azotit NO2 në qendrat e qyteteve është konsiderueshëm më e lartë se pak vite më parë, duke qenë fare pranë kufirit të lejuar në vendet e BE-së.

Këto vlera janë ndër më të lartat absolute në krejt vendet e BE-së, duke na klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Gjithashtu, po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe përmbajtja e dioksidit të azotit NO2 në ajrin urban të këtyre qyteteve, si rezultat i shtimit të trafikut automobilistik.

Harta e dhënë nga OBSH për zonat me ajrin më të ndotur në botë

Monitorimi i ajrit në Tiranë
Tirana 2008, Janar – Qershor
µg/m3 LNP PM 10 SO2 NO2 C6H6 O3
ISHP 165 112 1.7 22.6 1.8 42.8
Pol. Qend. 220 134 15.2 33.1 2.4 21.7
DSHP 261 124 8.1 49.8 3.2 18
Mondial 575 203 42.6 65 4.6 12.6
Ish Blloku 295 130 18.7 46.2 3.1 12.8
IHM 340 164 16.9 62.2 2.8 12
Mesatare 309 144 17.2 46.5 3 20
Norma AL 140 70 60 50 5 120
Norma BE 100 50 50 40 3.5 110

Monitorimi i ajrit në tri qytete
Korca, Vlora dhe Tirana, 2008 (Janar-Qershor).
µg/m3 LNP PM 10 SO2 NO2 C6H6 O3
Korca 224 87 5.2 39.2 9.4 41.3
Vlora 206 80 5.4 34.5 2.3 47.9
Tirana (mesatare e tere pikave) 309 144 17.2 46.5 3 20

Norma AL 140 70 60 50 5 120
Norma BE 100 50 50 40 3.5 110

Ky lajm është publikuar: 31/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›