Qeveria shtesë pensioni për Agollin
Autori i Lajmit: red.
Qeveria ka miratuar dje një vendim për një shtesë pensioni të posaçëm për njeriun e letrave, Dritëro Agolli. Vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit. Agolli përfiton një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Masa reale e këtij pensoni do të arrijë në shifrën 40 mijë lekë. Ky vendim i Ekzekutivit vjen pas një shtese pensioni edhe për Presidentin e nderit të Asamblesë Kombëtare të PR-së, Sabri Godo.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008